Tuesday 17 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Lojtarëve të Premierligës do t’u lejohet të bëjnë iftar gjatë ndeshjeve në muajin e shenjtë

Parashikimi i motit për të martën, 17 shkurt 2026

Irani: Po ndjekim marrëveshje bërthamore me SHBA-në, përfitojmë ekonomikisht

Mbreti Charles III me mesazh urimi për 18-vjetorin e Pavarësisë: Miqësia mes Kosovës dhe Britanisë

Milano, nëna e bir bëjnë histori, garojnë njëkohësisht në Lojërat Olimpike

Nxënësit vizitojnë Stacionin Policor në Gjilan në kuadër të 18-vjetorit të Pavarësisë

Koncert festiv në Kamenicë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Dr. Enver Sadiku promovon monografinë për derbin legjendar “Drita – Gjilani” (1995–2025)

Universiteti Publik “Kadri Zeka” organizoi Punëtori për Hartimin e Planit të Veprimit për Barazi Gjinore

Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026

 Këshilla një gazetari nga Faik Konica
Kulturë Letërsi

Këshilla një gazetari nga Faik Konica

1 January 2026 0 Comment 3 min read

AA

(Faik Konica boton në të përkohshmen “Albania” më 15 shtator 1901, këshillat pasonjëse për një djalë që kish ndërmend të botonte një gazetë shqip në Misir).

I dashur mik- në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha; shqiptarët do të thonë që s’fshihet dot lehtë; në e bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s’është gazetë, por libër. Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s’këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha do të thonë se je “hamall” e kërkon të mbushësh vend. Në shkrofsh toskërisht, do të thonë se s’është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysëm gegnisht, gjysëm toskërisht, do të thonë se është “çervish”.

Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s’është koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë do të thonë se prishë punë duke egërsuar qeverinë. Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Stambollit; në shkrofsh rreptë kundër Turqisë, kërkon të të jap Sulltani të holla që t’a pushosh gazetën. Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s’je i zoti, me qenë aq njerëz duan zgjimin e kombit shqiptar; në gjefsh të holla je intrigant a i shitur. Në folsh për plot çlirimin e Shqipërisë, do të thotë je djall e kërkon gjëra që duheshin gatitur në qind vjet më parë; në folç për nevojën të përpiqemi t’a shpëtojmë gjuhën dhe kombësinë, duke vënë vendin nën hijen e një Fuqisë së Madhe, s’qënke shqiptarë i vërtetë.

Në folsh mirë për shqiptarët e krishterë, hidhërohen shqiptarët muhamedanë; në folsh mirë për muhamedanët, hidhërohen të krishterët; në folsh mirë për të krishterët e për muhamedanët që janë shqiptarë të mirë, e ligsht për të ligjt, aherë do të hidhërohen të gjithë. Aq për sot, se kam frikë mos të zërë gjumi.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Lojtarëve të Premierligës do t’u lejohet të

16 February 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të martën, 17

16 February 2026
Lajme

Irani: Po ndjekim marrëveshje bërthamore me SHBA-në,

16 February 2026
Lajme

Mbreti Charles III me mesazh urimi për

16 February 2026
RELATED Stories for you
Futboll Kuriozitete Lajme Sport

Lojtarëve të Premierligës do t’u lejohet të

16 February 2026

Premierliga dhe Liga e Futbollit Anglez (EFL) do të rikthejnë procedurat e tyre gjatë

Lajme

Parashikimi i motit për të martën, 17

16 February 2026

Të martën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë reshje shiu,

Lajme

Irani: Po ndjekim marrëveshje bërthamore me SHBA-në,

16 February 2026

Irani po ndjek një marrëveshje bërthamore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.