Tuesday 17 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Karton i kuq, dy gola nga penalltitë, Kosova bie në Dublin por mbetet me mundësinë

Fejzullah Krasniqi zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Iniciativa `Jo në emrin tim` proteston para zyrës së BE-së kundër vendimit ndaj Thaçit

Lindije Vranovci – Matoshi: Agim Jashari, vlerë e shtuar e AAK-së në Gjilan

“GURRA POPULLORE” solli në Top Channel pasurinë kulturore të Gjilanit

Kryetari Haliti nënshkruan memorandumin për forcimin e mbrojtjes së grave dhe fëmijëve

Miratohet transferi i mjeteve për paga në Kuvendin Komunal

Parashikimi i motit për të hënën, 16 nëntor 2026

Marta Kos ua lë fajin muzikantëve për melodinë nacionaliste në Forumin e Zgjerimit

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndalojë tregtimin dhe blerjen e energjisë elektrike me kompanitë

 Kërcënohet gruaja që postoi videon e dhunës ndaj të moshuarës
Lajme

Kërcënohet gruaja që postoi videon e dhunës ndaj të moshuarës

3 November 2022 0 Comment 4 min read

AA

“Veç mos t’pafsha në rrugë se ko me t’myt”, ka qenë njëri ndër mesazhet kërcënuese mes shumë atyre pozitive që ka marrë gruaja që postoi videon e dhunës ndaj të moshuarës në një shtëpi të pleqve në Pejë, Kaltrinë Zeneli. Por ajo nuk e ka mendjen te kërcënimet.

Zeneli në emisionin “SOT” të KTV-së ka treguar se brenga e saj është që nuk ka asnjë informatë se çfarë ka ndodhur me personin që ia ka dërguar videon.

“ ‘Veç mos t’pafsha në rrugë se ko me t’myt’ ka qenë një ndër mesazhet kërcënuese. Për mua nuk çojnë peshë këto komente. E vetmja brengë është për personin që ma ka dërguar videon dhe nuk e di çka ka ndodh me të. Profilin prej të cilit ma ka dërguar videon, është mbyllur. Nuk e di a ka ndonjë problem me të apo çfarë po ndodh”, ka thënë ajo.

“Përveç meje, mesazhe kërcënuese kanë marrë edhe profilet e tjera që kanë të njëjtin emër. Po dua me ia bë të ditur të gjithëve se nuk kam qenë unë ajo që ka incizuar. Kush ka ndonjë problem të më shkruajë mua”, shtoi Zeneli.

Megjithatë, aktorja tregoi se ka marrë edhe shumë komente pozitive, mes të tjerash siç thotë ajo, njerëz që janë të gatshëm të japin jetën për të.

Zeneli ka thënë se ishte në prova për një shfaqje kur pranoi videon e dhunës në rrjetet sociale.

“Unë punoj në Artpolis, një organizatë feministe dhe reagojmë për raste të ndryshme kur ka dhunë familjare. Gjatë kohës që kam qenë me kolegët pak para provave, më ka shkrujt dikush dhe ka kërkuar me dit qysh me raportu një dhunë. I thashë thirre Policinë, ata të drejtojnë ku duhesh me shku. Më tha, a mundesh me ma gjet një numër që merret këto raste dhe po më tregon që është ushtru dhunë ndaj një të moshuare. Unë prapë i thashë thirre Policinë. E vazhdova ditën. Pas dy-tre ore, e pyeta a ka marrë një iniciativë. Më tha që ishte duke pritur për të shkuar në Polici. Por aty ma ka dërgu videon. Pasi e kam pa, nuk mujta me prit më dhe e kam postuar menjëherë. Nuk kam mundur ta shoh videon deri në fund. Jam shtangur, nuk kam dit me reagu. E kam qit nënën time në vend të saj. Nuk e di… s’po gjej fjalë të përshkruaj”, u shpreh aktorja Zeneli.

Zeneli e kishte postuar në profilin e saj në Facebook videon kur një punonjëse ushtron dhunë fizike ndaj të moshuarës në një shtëpi private të pleqve në Pejë. Videoja nxiti reagim të madh të opinionit publik. U arrestuan menjëherë tre persona në lidhje me rastin.

Share This:

Tags: Kercenim Policia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Karton i kuq, dy gola nga penalltitë,

17 November 2026
Lajme

Fejzullah Krasniqi zgjidhet kryetar i Akademisë së

17 November 2026
Futboll

90 minuta larg objektivit, Kosova luan sonte

17 November 2026
Lajme

Iniciativa `Jo në emrin tim` proteston para

17 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

6 November 2026

Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës do të mbahet

Lajme

Tronditet Prokurimi i Policisë së Kosovës –

5 November 2026

Dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, konflikt interesi dhe dhjetëra kontrata të lidhura përmes

Lajme

Tre persona janë arrestuar në Gjilan nën

5 November 2026

Sipas njoftimit të policisë, më 5 nëntor 2026, zyrtarët policorë kanë kontrolluar tre persona,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.