Sunday 14 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të dielën, 14 shtator 2025

Rita Ora shfaq koncert në alpet austriake më 29 nëntor

Nesër protesta për drejtësi për ish krerët e UÇK-së në Hagë

Hyseni: Takuam të rinjë e gra, folëm për përfshirje në vendimmarrje, pimë cafe e vizituam

Parashikimi i motit për të shtunën, 13 shtator 2025

“Bashkë për komunat”, “Ma mirë për komunën”, “Kosova përtej”, “Dritë për komunat”, sloganet e partive

Osmani kërkon unitet politik: Ruajtja e aleancës me SHBA është përgjegjësi kombëtare

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës,

Filloi Klubi i Librit në Kamenicë

Kamenica përzgjedhet në iniciativën evropiane për internet publik falas

 KEDS: Nesër fillon shkyçja e bizneseve pa kontratë furnizimi me energji elektrike
Lajme

KEDS: Nesër fillon shkyçja e bizneseve pa kontratë furnizimi me energji elektrike

30 July 2025 0 Comment 4 min read

AA

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), ka bërë të ditur se nesër, më 31 korrik 2025, do të fillojë zbatimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për bizneset që janë pjesë e tregut të lirë të energjisë elektrike.

Sipas ligjit dhe rregullave në fuqi, shërbimi i Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF) është i kufizuar në një periudhë maksimale prej 60 ditësh. Pas përfundimit të kësaj periudhe, bizneset që nuk kanë lidhur një kontratë të rregullt furnizimi me një furnizues aktiv nuk do të mund të furnizohen më me energji.

Prandaj, sipas njoftimit, KEDS është i detyruar të shkyçë nga rrjeti të gjithë ata konsumatorë komercialë që nuk kanë marrëveshje të vlefshme furnizimi, për të ruajtur funksionimin dhe sigurinë e sistemit energjetik.

“Sipas Nenit 39 të Ligjit për Energjinë Elektrike (Nr. 05/L-085) dhe Rregullës për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF), shërbimi i FMF-së është i kufizuar në një periudhë maksimale prej 60 ditësh. Pas përfundimit të kësaj periudhe, në mungesë të një kontrate të rregullt furnizimi, dhe në përputhje me Nenin 8 të Rregullës për Ndërrimin e Furnizuesit, vazhdimi i furnizimit me energji elektrike nuk lejohet ligjërisht, dhe për të ruajtur integritetin e sistemit energjetik, është e nevojshme të bëhet shkyçja. Bazuar në këto obligime ligjore të përmendura më lart, KEDS nesër, më 31.07.2025, është i obliguar të shkyçë nga rrjeti të gjithë konsumatorët që aktualisht nuk kanë një marrëveshje të rregullt furnizimi me një Furnizues Aktiv”, thuhet në njoftimin eKEDS-it.

Kompania sqaroi se roli i saj është vetëm shpërndarja e energjisë elektrike dhe nuk ka kompetenca për furnizim, por është e detyruar të zbatojë vendimet e ZRRE-së.

Aktualisht, në kuadër të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë, kompanitë që kanë mbi 50 punëtorë ose qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro janë të detyruara të kalojnë në tregun e hapur të energjisë. Kjo nënkupton që ato duhet të lidhin kontratë furnizimi me një furnizues të licencuar, duke përfituar çmime që formohen lirshëm nga kërkesa dhe oferta në treg.

Për kompanitë që ende nuk kanë lidhur një marrëveshje të tillë, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) po ofron furnizim përkohësisht si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF).

Ky furnizim është një zgjidhje emergjente, i kufizuar në një periudhë prej 60 ditësh, dhe ka çmime më të larta se ato mesatare të tregut. Afati i kësaj periudhe 60-ditore skadon sot, duke shtuar presionin ndaj bizneseve për të siguruar kontrata të rregullta me furnizuesit e licencuar.

Share This:

Tags: KEDS
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Parashikimi i motit për të dielën, 14

14 September 2025
Lajme

Rita Ora shfaq koncert në alpet austriake

13 September 2025
Lajme

Nesër protesta për drejtësi për ish krerët

13 September 2025
Lajme

Hyseni: Takuam të rinjë e gra, folëm

13 September 2025
RELATED Stories for you
Lajme

KEDS tregon se ku do të ketë

4 August 2025

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të

Lajme

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku

13 July 2025

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të

Lajme

Në të gjitha komunat e mëdha të

18 June 2025

KEDS njofton për punimet në rrjet për ditën e sotme në këto lokacione. Orari

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.