Kaos në Turqi, tifozët kundërshtarë sulmojnë presidentin e Fenerbahces
Është vetëm fillimi i sezonit, por Fenerbahce tashmë ka marrë pjesë në polemika.
Këtë herë presidenti i klubit Ali Koc është sulmuar gjatë ndeshjes së skuadrës së tij si mysafirë te Goztepe.
Ali Koc zbriti mes pjesëve në fushë dhe shkoi për t’i përshëndetur tifozët e Fenerbahces që kishin udhëtuar në numër të madh në Goztepe.
GözGöz TV’nin paylaşımı:
— Plus Sports (@plussportz) August 17, 2024
“Şımarık istanbul çocuğunun yerlerde süründüğü görüntüler.
Burası İZMİR şovun en büyüğü bizde!”
pic.twitter.com/7OuDvHCPVU
Mirëpo gjatë kthimit të tij në vend, tifozët vendas e kanë sulmuar atë duke gjuajtur gjëra të ndryshme nga shkallët e stadiumit, derisa presidenti i Fenerbahces për një moment u rrëzua në tokë.
Duke folur për sulmin e Fenerbahçes, lojtari i Fenerbahçes, Ismail Yuksek tha: “Çfarë është kjo armiqësi! Unë nuk e kuptoj këtë. Nuk e kuptoj këtë agresion në një qytet ku kemi miliona tifozë”.
Ali Koç türk futbolunu kaosa sürüklemeye çalışıyor. Bu adam türk futbolundan MEN edilmelidir.
— Plus Sports (@plussportz) August 17, 2024
pic.twitter.com/KjJmCoIJGd
“Tifozët tanë vijnë në stadium, na digjen fanellat, tifozët tanë ndërhyjnë me sprej piper. Presidenti ynë zbret në fushë për ta kundërshtuar këtë, por sulmohet në sy të të gjithëve”, deklaroi Yuksek.
Fenerbahce nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 në udhëtim te Goztepe, përkundër se pati epërsinë prej dy golave nga pjesa e parë.