Kamenicë: Kryetari Rahimaj pret në takim Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës Agron Rukiqi
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka pritur në takim Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës, Agron Rukiqi, Komandantin e Stacionit Policor në Kamenicë, Basri Shkodra, si dhe pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua rreth bashkëpunimit të deritanishëm mes Komunës së Kamenicës dhe Policisë së Kosovës, i cili u vlerësua si shumë i mirë dhe efektiv.
Ata theksuan rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi dhe identifikuan disa hapa të përbashkët që do të ndërmerren për ta thelluar edhe më tej.


Kryetari Rahimaj vlerësoi lartë punën e Stacionit Policor në Kamenicë, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm të policisë në rritjen dhe mbarëvajtjen e sigurisë së qytetarëve.
“Bashkëpunimi i ngushtë mes Policisë së Kosovës dhe Komunës së Kamenicës është thelbësor për sigurinë, qetësinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.


Ky partneritet ndihmon në parandalimin e veprave penale, në rritjen e ndjenjës së sigurisë në komunitet dhe në zgjidhjen e problemeve përmes bashkërendimit të veprimeve,” – u shpreh Kryetari Rahimaj.
