Thursday 17 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ka ndërruar jetë Esat Morina, zyrtar komunal

Dedikim emocional për personalitetin e shquar – Shef i Teknikës së Dhëmbëve – QKMF Gjilan,

Komuna e Gjilanit, e përkushtuar për barazi gjinore

Haziri: LDK-ja s’do të jetë pjesë e një marrëveshjeje Nisma – Vetëvendosje

Ky është i arrestuari për spiunazh – Mbante pozitën e zv/komandantit dhe shef i operativës

Konferenca e paralajmëruar pas demantit nga Grenelli, Presidentja në ora 16:30 del para gazetarëve

Haziri: Anamorava krejt dashni për LDK-në, më 12 tetor do ndodhë rikthimi i madh

Hapet Ekspozita “Retrospektivë” e piktorit Zeqirja Rexhepi

Morina Bunjaku: Në Gjilan, besojmë se nuk ka demokraci pa barazi dhe pa përfaqësim të

Hagë: Sot vendimi për mocionin e mbrojtjes në rastin Thaçi dhe të tjerët

 Kamberi pyet: – Kush po e destabilizon Ballkanin?!
Lajme

Kamberi pyet: – Kush po e destabilizon Ballkanin?!

16 August 2023 0 Comment 7 min read

AA

Në Beograd, simbolikisht ky mural është vendosur në objektin e gjeneralshtabit të ushtrisë së Serbisë, i bombarduar gjatë vitit 1999 nga NATO, ndërkohë që murale të ngjashme shihen edhe në Bosnje e Mal të Zi”, ka shkruar në profilin e tij, Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë.

Sipas tij, “Në Beograd dhe nëpër shumë qytete në Serbi, sikurse edhe në shtetet tjera ku jetojnë serbët, me stihin e zjarrit, po paraqiten murale me tekstin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” (“Kad se vojska na Kosovo vrati”).  

“Ideatori i “Botës serbe”, ide e ideologji politike, vazhdimësi e politikës së Sllobodan Millosheviqit për shtetin që përfshinë të gjithë serbët, i cili me veprime konkrete në Kosovë, Bosnje e Mal të Zi po kërcënon paqen në Ballkanin e brishtë, po akuzon të tjerët se janë luftënxitës”, ka shkruar Kamberi.

Sipas tij, “Nuk ka veprim më luftënxitës se parulla për “kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë”. Kërkojnë kthimin e ushtrisë në territorin në të cilina gjatë periudhës 1998 – 1999 ka kryer krime të rënda lufte, masakra dhe krime kundër njerzimit dhe nga i cili janë larguar pas kapitullimit në luftë”.

…

“Paqja në Ballkan, 30 vjet pas përfundimit të luftës në Bosnje, nuk është vetëm e brishtë, por e rrezikuar në mënyrë akute për shkak të aspiratave të presidentit serb për të vazhduar me projektin e “Serbisë së madhe”, të paraardhësit të vet Sllobodan Millosheviq” shkruan Aleksandar Rhoterta, ish i punësuar në zyrën e OHR për Bosnje, në një tekst autorial në të përdistshmen zvicërane Neu Zuercher Zeitung”, citon më tej Kamberi në postim në profilin e tij.

Letra e 50 diplomatëve botërorë me titull “Rreziqet e eskalimit të mëtejshëm”, e cila kërkon një qasje të re ndaj Serbisë dhe presidentit të saj, paraqet një vërejtje serioze për politikbërësit tolerant ndërkombëtar, vijon ai.

Postimi i plotë i Shaip Kamberi

Kush po e destabilizon Ballkanin?

Në Beograd dhe nëpër shumë qytete në Serbi, sikurse edhe në shtetet tjera ku jetojnë serbët, me stihin e zjarrit, po paraqiten murale me tekstin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” (Kad se vojska na Kosovo vrati).

Në Beograd, simbolikisht ky mural është vendosur në objektin e gjeneralshtabit të ushtrisë së Serbisë (të bombarduar gjatë 1999), ndërkohë që murale të ngjashme shihen edhe në Bosnje e Mal të Zi.

Presidenti autokrat serb, Aleksandar Vuciq, ditëve të fundit, sidomos pas disa editorialeve të prestigjiozeve botëroreë që po e kritikojnë qasjen e tij në poliotikat rajonale, ka filluar të lansojë akuza në drejtim të shqiptarëve për tentative të destabilizimit të Ballkanit përmes idesë së “Shqipërisë së Madhe”.

Ideatori i “Botës serbe”, ide e ideologji politike, vazhdimësi e politikës së Sllobodan Millosheviqit për shtetin që përfshinë të gjithë serbët, i cili me veprime konkrete në Kosovë, Bosnje e Mal të Zi po kërcënon paqen në Ballkanin e brishtë, po akuzon të tjerët se janë luftënxitës.

Nuk ka veprim më luftënxitës se parulla për “kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë”. Kërkojnë kthimin e ushtrisë në territorin në të cilina gjatë periudhës 1998 – 1999 ka kryer krime të rënda lufte, masakra dhe krime kundër njerzimit dhe nga i cili janë larguar pas kapitullimit në luftë.

Vetë shënimi i përvjetorit të “Stuhisë” kroate në Prijedor, në qytetin në të cilin forcat militare e paramilitare serbe kanë vrarë mbi 3100 njerëz prej të cilëve mbi 100 fëmijë dhe 260 gra, është veprim luftënxitës. Qëllimi i gjithë këtij teatri në Prijedor ishte tentativë për revidim të historisë duke paraqitur serbët si viktima, mbështetur në mitin e dytë mesjetar serb se “serbët janë viktima të përhershme, ndërsa të tjerët komplotojnë për zhdukjen e tyre”.

“Paqja në Ballkan, 30 vjet pas përfundimit të luftës në Bosnje, nuk është vetëm e brishtë, por e rrezikuar në mënyrë akute përshkak të aspiratave të presidentit serb për të vazhduar me projektin e “Serbisë së madhe”, të paraardhësit të vet Sllobodan Millosheviq” shkruan Aleksandar Rhoterta, ish i punësuar në zyrën e OHR për Bosnje, në një tekst autorial në të përdistshmen zvicërane Neu Zuercher Zeitung.

Letra e 50 diplomatëve botërorë me titull “Rreziqet e eskalimit të mëtejshëm”, e cila kërkon një qasje të re ndaj Serbisë dhe presidentit të saj, paraqet një vërejtje serioze për politikbërësit tolerant ndërkombëtar.

Presidenti serb në vend se të fajësoj të tjerët dhe fajtorin të gjejë në Shkup, Tetovë, Prishtinë, Ulqin apo Bujanoc e Preshevë, është mirë të kthejë kokën ka Beogradi, Krushevci, Banjaluka, e qytetet e tjera në Serbi e ku jetojnë serbët për të ndaluar këtë fushatë histerike e të pakuptimt rreth aspiratave imagjinare për “kthim triumfal në Kosovë”.

Share This:

Tags: Shaip Kamberi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Ka ndërruar jetë Esat Morina, zyrtar komunal

17 July 2025
Lajme

Dedikim emocional për personalitetin e shquar –

17 July 2025
Lajme

Komuna e Gjilanit, e përkushtuar për barazi

17 July 2025
Lajme

Haziri: LDK-ja s’do të jetë pjesë e

17 July 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Shaip Kamberi i shkruan letër Vuçiqit: Nuk

1 April 2025

Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka shkruar letër

Lajme

Kamberi: Serbia filloi masa represioni ndaj shqiptarëve,

17 April 2024

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, njëherësh deputeti shqiptar në Kuvendin e

Lajme

Kamberi: Pozita e opozita në Serbi po

6 February 2024

Është mbajtur seanca konstituive e Parlamentit të Serbisë. Për këtë detaje ka dhënë deputeti

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.