
Kadri Rahimaj: Përfundon shtresa e dytë e asfaltimit në Feriqevë
Kryetari Kadri Rahimaj ka njoftuar se ka përfunduar shtresa e dytë e asfaltit në dy rrugë në Feriqevë.

Sipas tij totali i këtij investimi është 860,387 Euro.
“Kështu duken rrugët e përfunduara në fshatin Feriqevë. Po punohet çdo ditë për infrastrukturë të duhur në çdo lokalitet. Së fundmi ka përfunduar edhe shtresa e dytë e asfaltit në rrugët në Feriqevë:
1. Rruga” Rruga e fushave” me gjatësi prej 914,16 m,
2. Rruga “Bejtë Pireva” me gjatësi prej 1846.25 m.
Totali i investimit në këto dy rrugë kap shifrën e 860,387 eurosh”, ka shkruar ai, ndersa ka njoftuar faqja zyrtare e Komunes se Kaamenices.
