Kadir Hyseini nënkryetar i Komunës së Gjilanit, priti komandantin e KFOR-it turk, Yunuz Yildiz
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Kadir Hyseini, ka pritur komandantin e KFOR-it turk për regjionin e Gjilanit, Yunuz Yildiz dhe zëvendësin e tij Mehmet Yapar, ku kanë diskutuar lidhur me aspektin e sigurisë dhe thellimin e bashkëpunimit.
Nënkryetari Hyseini, ka falënderuar KFOR-in turk për ofrimin e sigurisë në komunën tonë dhe mbështetjen e dhënë me projekte në fusha të ndryshme e të cilat kanë pasur efekt pozitiv në jetën e qytetarëve.
Po ashtu është diskutuar edhe për projektet që janë në realizim nga komuna dhe për ato në të cilat mund të ketë ndërveprim e mbështetje.
Nga ana tjetër edhe komandanti i KFOR-it rukt Yunuz Yildiz, falënderoi nënkryetarin Kadir Hyseini për pritjen duke u zotuar në thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.