Ka vdekur ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi
Ka vdekur në moshën 69-vjeçare veprimtari dhe politikani i njohur, Ali Lajçi.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.
Lajçi ishte ish i dënuar politik nga regjimi i Serbisë.
Në kohën e shpalljes së Pavarësisë së vendit ishte deputet nga Grupi Parlamentar i LDK-së.
Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg. Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë Kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.