
Gjilan: Ka ndërruar jetë në Gjilan ish politikani dhe intelektuali Ramadan Myrtaj
Gjilani sot ka mbetur pa një personalitet të jashtëzakonshëm, me vyrtite të larta humane e njerëzore, intelektual i shquar dhe dedikuar si dhe humanist i dalluar.

Profesori Ramadan Myrtaj, ish-politikan i të 80-ve, ka ndërruar jetë pas një sëmundje që e kishte kapluar muajtë e fundit.
Virtytet e Danit, sic njihej në opinion, ishin të pafund: Ai njihej përvec si familjar i devotshëm e i kujdesshëm, edhe si personalitet i matur me urtësinë e mendimit, si intelektual debatues i përhershëm në rrethe miqësh, duke përfshi një mori temash e cështjesh që e preokuponin realitetin tonë në përditshmëri e kontinuitet.
Diskutimet e gjata për cështje të ndryshme jetësore, politike, ekonomike, kulturore, sportive, shkencore e humane, e bënin Danin tërësisht të vecantë si personalitet e të pazëvendësueshëm në diskurs debatues.
Ishte i thellë në vlerësime, njohuri e gjykime, si për ngjarjet e kohës në realitetin në të cilin jetoi, ashtu edhe për zhvillimet e më vonshme politike e kulturore lokale, rajonale e globale!
Viteve të fundit, gjegjësisht në dekadën e fundit, ashtu sic i ka hije një intelektuali të qytetëruar, Dani u mor me hortikulturë – rritjen e bimëve dhe të pemëve në plantacionin e pemëve dhe agrumeve që kishte krijuar.
Familjarët kanë njoftuar se Ramadan Myrtaj do të varroset sot në Gjilan, më 09 gusht 2025, me kohën e drekës, në ora 13:00h.
