Ka ndërruar jetë Mitat Osmani, familjarët njoftojnë lajmin, ngushëllime familjes i shpreh kreu i degës së PDK-së Riad Rashiti
Është nda nga jeta Mitat Osmani. Lajmin e ka publikuar familjarët e të ndjerit përmes rrjeteve sociale.
NJOFTIM MORTOR
Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot u nda nga jeta
Babi ynë, Mitat Avdi Osmani
Ai do të mbetet përherë në kujtimet tona si një njeri i mirë, i përkushtuar dhe i dashur për familjen dhe të gjithë ata që e njohën.
Varrimi do të bëhet nesër, më 19.01.2026 me drekë, në varrezat e Makresh-it.
Lutemi për shpirtin e tij dhe falënderojmë të gjithë ata që ndajnë dhimbjen me ne në këto çaste të vështira.
M rastin e vdekjes së Mitat Osmanit, ka reaguar edhe kreu i degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti.
Rashiti e ka cilësuar humje të madhe vdekjen e hershme të Mitat Osmanit.
“Një humbje e madhe nga vdekja e hershme e Mitat Osmanit, mikut tonë dhe bashkëpunëtorit tim të gjatë, na tronditi tej mase të gjithëve. Është e pabesueshme kur ikin kaq shpejt njerëzit e mirë, të qetë, besnikë, familjarë dhe punëtorë të dalluar”, ka shkruar mes tjerash Rashiti, duke ngushëlluar familjen e të njerit.
.
