Joshua rikthehet te fitorja, mposht Franklinin
Boksieri Anthony Joshua e ka mposhtur Jermaine Franklinin në kuadër të peshave të rënda.
Britaniku fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, duke hapur rrugën për të boksuar sërish për titullin e botës. Për Joshuan kjo është fitorja e parë, pas dy humbjeve të njëpasnjëshme nga boksieri ukrainas Oleksandr Usyk.