Thursday 8 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shoqata Humanitare “Bereqeti” hapi ekspozitë në Medresenë e Gjilanit, prezantoi aktivitete të ndryshme humanitare

Shkruan Nexhat Rexha – Shkolla e Karaçevë së Epërme, vatër e dritës dhe rritës së

Rrezikimi i shëndetit të futbollistëve, Ademi mbledh Këshillin Mjekësor: Të forcohen masat emergjente

LDK e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani

Begaj uron papën Leone XIV: Urime katolikëve shqiptarë dhe katolikëve në mbarë botën

Arrestohet i dyshuari që tentoi t’i vriste katër të mitur më 2022 në Viti

Del tymi i bardhë në Vatikan, Papa i ri në ditën e dytë të Konklavit

Sopi Haziri: Buxhetimi me pjesëmarrje, rrit transparencën në ndarje të fondeve

Eurodeputeti holandez kërkon heqjen e masave dhe pranimin e Kosovës në BE

Abdixhiku: Zgjidhje dhamë, s’kemi kohë për të humbur – LDK do të merret me zgjedhjet

 Jeta dhe vepra e Mehmet Akif Ersoyt: Kudo më del përpara Kosova
Kulturë Lajme

Jeta dhe vepra e Mehmet Akif Ersoyt: Kudo më del përpara Kosova

28 December 2022 0 Comment 12 min read

AA

Nëse nisemi nga faktet historike, shohim se shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër të Ballkanit që ishin pjesë e gjitha ngjarjeve që lidhën me këtë hapësirë gjeografike.

Nga: Agron Islami

Si pasojë e këtyre zhvillimeve, në periudha e sisteme të ndryshme ata u detyruan që të shpërngulen nga atdheu i tyre i shtrenjtë. Megjithatë, kudo që u gjenden, asnjëherë nuk e harruan prejardhjen e tyre.

Janë të shumtë ata që sot historia botërore i njeh për kontributet e tyre si ushtarakë, dijetarë, pedagogë etj. Njëri ndër këta padyshim ishte dhe mbetet Mehmet Akif Ersoy, i cili njihet si ligjërues fetar, ligjërues fakulteti, këshillues politik, filozof, e njëherësh edhe poeti më i famshëm i letërsisë turke – deri në ditët e sotme. Ai edhe sot kujtohet me epitetin më të madh, ngase ishte dhe mbeti poeti më i dashur për çdo studiues të letërsisë dhe në veçanti për qytetarët turq, duke qenë se Republikës së Turqisë i bëri dhuratën më të çmuar, duke ia shkruar himnin kombëtar.

Ky personalitet i famshëm, që bëri emër në historinë e Turqisë, ishte njeri nga shumë shqiptarët të parët e të cilëve shkuan drejt Turqisë për qëllime nga më të ndryshmet dhe që për asnjë moment të vetëm nuk e harroi vendin e prejardhjes së tij. Krenarinë e prejardhjes e shpreh edhe në njërën nga poezitë më të tij, “Vefasiz Kosova”, ku ndër të tjera thotë:

Dëgjojeni këtë prej meje, që vërtetë, jam shqiptar …
Gjë tjetër s’mund të them … Ja, atdheu im është rrënuar!

Biografia

Mehmet Akif Ersoy lindi në dhjetor të vitit 1873 në lagjen Sari-Güzel në rrethinën e Stambollit. Babai i tij ishte Tahir Efendi Pejani (me prejardhje nga Shushica e Pejës). Që në moshë të re, me babanë e vet ai merr rrugën e arratisë drejt Stambollit. Atje vazhdoi shkollimin në Medresenë e Fatihut, dhe pas kryerjes se medresesë personeli i shkollës shpreh dëshirën që Tahir Efendiu të ushtrojë detyrën e profesorit po aty, ku punoi deri në vdekje. Nëna e Akifit ishte Emine Sherif, me prejardhje nga Buharaja.

Akifi qysh si fëmijë pajiset me dituri fetare islame nga prindërit dhe në moshën katërvjeçare, gjegjësisht me 1878, fillon mësimin për here të parë në Mektebin (parashkollore) “Emin Buhari”. Pas dy vitesh shkollimi, më 1879 kalon në shkollën fillore (Ruzhdiye), për të vazhduar në shkollimin e lartë fillor (Idadiye). Krahas mësimeve që merrte në shkollë, prof. Tahiri djalit të tij i mbante mësim shtesë në shtëpi, si: Tefsir (komentim Kur’ani), Fikh (bazat e Sheriatit), gjuhë arabe, ndërsa nga gjyshi mësonte persishten e vjetër dhe nga e gjithë kjo shihet qartë se Akifi, qysh në moshë të re, pati rastin të njihej me dituri të lëmenjve të ndryshëm.

Pas tri vitesh shkollimi të lartë fillor, me 1882 kalon në shkollimin e mesëm në Fatih. Gjatë kësaj periudhe, Akifi kishte një angazhim shumë të theksuar për moshën që kishte. Nga babai vazhdonte mësimin e gjuhës arabe; në xhaminë e Fatihut prezantonte në kursin e gjuhës persiane që organizohej nga gjyshi i tij; dhe, gjatë kësaj kohe, në kurs lexoheshin veprat e njohura “Gülistani” dhe “Mesneviu”. Njëkohësisht, në shkollë ishte ndër nxënësit më të dalluar në të gjithë lëmenjtë, në veçanti në lëndën e gjuhës dhe letërsisë turke dhe franceze.

Qysh si nxënës i shkollës së mesme te ai vërehet një interesim për poezinë. Në atë kohë, fillon edhe përpjekja e parë e tij për shkrimin e poezive me shokun e vet, Ibnulemin Mahmud Kemal.

Pas vdekjes së babait u regjistrua në shkollën e veterinarisë, shkollë kjo që i mundësoi të sistemohet shpejt në punë. Gjatë kohës sa ushtronte profesionin e veterinarit, gjeti mundësinë që të vizitojë edhe të parët e tij në Shushicë të Pejës.

Rrethanat politike brenda Perandorisë Osmane bënë që ai të japë kontributin e tij edhe në arenën politike. Si poet i lindur që ishte, u caktua që të mbante ligjërata të hapura për të rritur mbështetjen e popullit në pjesëmarrje në Luftërat Ballkanike. Akifi, tanimë kishte marrë epitetin e poetit kombëtar të Turqisë.

Veprimtaria poetike

Akifi pas vetes la shtatë vepra me poezi, që janë të përmbledhura në një libër të vetëm të quajtur “Safahat”, e cila përmbledhje është ndarë në shtatë vëllime sipas veprave në fjalë. Libri i parë mban titullin “Safahat”. Në vazhdim ka shkruar librat: “Në ulësen e Sulejmanisë”, “Zërat e se vërtetës”, “Në ulësen e Fatihut”, “Kujtimet” etj.

Veprat e Akifit, ishin të shkruara në shkrimin osman, por pas vdekjes së tij, i tërë safahati u transkriptua në shkronja latine nga ana e M. E. Düzdağut. Të gjitha librat e tij, janë të botuara në Stamboll, me përjashtim të librit të shtatë dhe të fundit, i cili u botua në Kajro të Egjiptit. Fjala “Safahat” në vete përmban një kuptim shumë të gjerë, që në gjuhën shqipe ka kuptimin; “fletët-periudhat”. Nga emërtimi i veprës letrare të tij, shihet se në veprimtarinë e tij poeti përshkruan (pothuajse) një epokë historike, jo vetëm të Turqisë, por të tërë botës islame. Gjuha e përdorur në poezi është gjuhë e Islamit që shtrihet në themelin e kulturës së poetit. Për rrjedhojë ,në peshoren e fjalorit të përdorur në këto poezi, hasen në një masë të madhe – përveç turqishtes – veçanërisht njësitë leksikore me burim arab. Bashkë me përdorimin edhe të fjalëve dhe ndërtimeve analitike perse, poeti është përpjekur që këto tri gjuhë t’i përdorë në mënyrë harmonike e të pëlqyeshme për veshin e lexues-dëgjuesit, që me shumë siguri mund të themi se është treguar i suksesshëm në përpjekjen e vet.

Pothuajse në shtatë librat e lartpërmendur, poeti nuk kalon pa i artikuluar dhimbjet që ka për luftërat që po zhvilloheshin në Ballkan nga forcat e mëdha, të cilat synonin ndarjen e shteteve, e në veçanti për tokën e të parëve nga ai vinte. Në një nga poezitë më të famshme të tij, thotë:

Tre milion njerëz po vuajnë nga tri koka pa tru

Shqipëria po digjet … Kësaj here (djegiet) janë shumë të mëdha
Babë, nëna jote më e dashur, mëmëdheu më i vërtetë,
A të bëhet viktimë e tre horllukëve hajdutë?!
Kudo që të ndodhem, para syve po më del një fushë e përgjakur… A je ti, apo përfytirimi yt? Kosovë e pa përkrahur!
Cili është shkaku me mijëra here i pushtimit tënd!
Cili është qëllimi i kalimit të rrugës shkatërruese

e “rrufesë” mbi varrin tënd?O rrënjët e palidhura të pavarësisë, ku janë?
Të gjitha shpresat, mendoj përjetë u shuan.
Ku je “bashkim” i shkëlqyer, fantazi e lartë e krijuar?
Ty, madje me vite të hutoi ajo ëndërr e mallkuar.
Truallin mos e ke mbytur përnjëherë
Horizonti i mëngjesit të përgjakur?
Malazezi hajdut, serbi gomar, bullgari gjarpër,
Pastaj greku “qen”, atdheun rreth e përqark e kanë rrethuar.
Shumica prej jush, u mor vesh, rrugën e gabuar s’po e shihni … Hajnin, që tani ju shërben si këshilltarë, dëbojeni
Dëgjojeni këtë prej meje, që vërtetë, jam shqiptar…
Gjë tjetër s’mund të them… Ja, atdheu im është rrënuar!
Ngrihu baba, ngrihu nga varri!
Dhe shih për qejfin e tre vetave kokëkrisur
se si vritet një popull tre milionësh!
Eja shpejt, sepse të gjallët nuk po vijnë
të shpëtojnë atdheun tonë …
Shqipëria po digjet ne flakë…
Baba! Nëna jote më e dashur, që është atdheu yt,
vendlindja jote po flijohet
për ambiciet e tre vetave kokëtrashë
Tokë e lëvruar nga gjyshërit tanë
dhe arat e mbjella po i merr lumi…
Sa keq, që tashmë po ngulitet në tokë kryqi i të huajit…
dhe të vallëzojë ne te këmba e shkuat?
Oh! Kudo më del përpara Kosova!

Share This:

Tags: Mehmet Akif Perandoria osmane Poezi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Uncategorised

Një delegacion i UKZ-së po qëndron në

8 May 2025
Futboll

Skuadra e Betis i bashkohet Chelseas në

8 May 2025
Arte Pamore

Shoqata Humanitare “Bereqeti” hapi ekspozitë në Medresenë

8 May 2025
Lajme

Shkruan Nexhat Rexha – Shkolla e Karaçevë

8 May 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi Librari

Shkruan: Sherafedin Kadriu – Poezi e mëkatit

3 May 2025

POEZI E MËKATIT TË ËMBËL – (Për vëllimin poetik, ” Kasaforta erotike” të Muhamet

Kulturë Letërsi

Babai – poezi nga Xhevahir Spahiu

3 April 2025

Babai – poezi nga Xhevahir Spahiu BABAI Natën kur bota fle dhe deti përtyp

Kulturë Letërsi Librari

Poezi Korbi nga Edgar Allan Poe, përkthyer

16 December 2024

Korbi – Edgar Allan Poe – Përkthyer nga Fan Noli Një mes-natë të bezdisur

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.