Sunday 10 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Grenell: Nuk ka kthim mbrapa në Kosovë

KQZ: Këto janë afatet për aplikimin online për akreditim të vëzhguesve e mediave

Të shtëna me armë në Times Square të Nju Jorkut, plagosen tre persona

Media italiane: Ivanka Trump blen ishullin e Sazanit për 1 miliard dollarë

11 vite më parë, në Michigan ishte zhvilluar ndeshja M. United 3:1 Real Madrid, e

Policia ndërhyn në ambientet e tre mediave në Shqipëri – AGSh reagon ashpër

Gjilan: Ka ndërruar jetë në Gjilan ish politikani dhe intelektuali Ramadan Myrtaj

Ekskluzive: E rrëmbyen dhe e rrahën brutalisht te liqeni në Përlepnicë – 37-vjeçarit ia morën

Parashikimi i motit për të shtunën, 09 gusht 2025

Hetohen katër vdekje të dyshimta që ndodhën të premten në Kosovë

 Jashari, Xhaka, Broja… afati kalimtar më i pasur deri më tani
Futboll Sport

Jashari, Xhaka, Broja… afati kalimtar më i pasur deri më tani

10 August 2025 0 Comment 12 min read

AA

Afati kalimtar veror nuk përfundon edhe disa javë. Por skuadrat evropiane të futbollit tashmë kanë marrë formë dhe lëvizjet do të jenë më të pakta deri në fund të gushtit.

Pavarësisht se sa do të ketë lëvizje, afati i kësaj vere është prej më të pasurve, nëse jo më i pasuri, sa u takon lëvizjeve të futbollistëve shqiptarë.

Kalimi i Ardon Jasharit te Milani është lëvizja bindshëm më e madhe e kësaj vere dhe prej lëvizjeve më të mëdha në histori sa u takon lojtarëve shqiptarë.

Afati kalimtar veror nuk përfundon edhe disa javë. Por skuadrat evropiane të futbollit tashmë kanë marrë formë dhe lëvizjet do të jenë më të pakta deri në fund të gushtit.

Pavarësisht se sa do të ketë lëvizje, afati i kësaj vere është prej më të pasurve, nëse jo më i pasuri, sa u takon lëvizjeve të futbollistëve shqiptarë.

Kalimi i Ardon Jasharit te Milani është lëvizja bindshëm më e madhe e kësaj vere dhe prej lëvizjeve më të mëdha në histori sa u takon lojtarëve shqiptarë.

Jashari më 6 gusht kompletoi kalimin nga Club Brugge te Milani i famshëm italian. Me Milanin ka firmosur për pesë vjet. 23-vjeçari ka insistuar për kalim te kuqezinjtë dhe në fund e arriti qëllimin. Transferimi i reprezentuesit të Zvicrës i kushtoi Milanit plot 39 milionë euro. Jashari debutoi të shtunën dhe u vlerësua për paraqitjen, ndonëse ndeshja ishte miqësore. Ai pritet të jetë lider i mesfushës së Milanit, bashkë me ikonën kroate, Luka Modriq. Merita për transferimin e madh të Jasharit ka drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare.

Tare ka vazhduar me afrimin e futbollistëve shqiptarë në skuadrat ku punon. Njëjtë kishte vepruar edhe sa ishte te Lazio.

Synimi i Milanit me Jasharin është i qartë – të kthehet te suksesi.

Me shtatë tituj, Milani është skuadra e dytë më e suksesshme në Ligën e Kampionëve. Por trofeun evropian nuk e ka fituar që nga viti 2007. Kampionatin e kaluar në Serie A e përfundoi në vendin e tetë, ndërsa tifozët e Milanit presin që skuadra të jetë në luftë për titull të kampionit në edicionin e ri. Së fundi kampion në Serie A, Milani ishte në vitin 2022.

“Jam mahnitur me mënyrën si ka luajtur Jashari, pasi ai ka punuar pak me topin dhe kryesisht ka stërvitur i vetëm. Ne duhet të përmirësohemi dhe të punojmë fort. Të përmirësojmë gjendjen fizike dhe mentale. Fitimi i ndeshjeve duhet të jetë normë për Milanin”, ka thënë trajneri Massimilano Allegri pas barazimit 1:1 të Milanit me Leedsin.

Jashari qëndroi vetëm një vit te Brugge në Belgjikë. U shpall lojtari më i mirë i ligës belge, që konfirmon shkëlqimin e tij. Edhe sa ishte te Luzerni ai kishte insistuar për largim. Dhe tani është te njëri prej klubeve më me nam në botë.

“Të gjithë sytë ishin drejt tij, por Jashari nuk lejoi që të mposhtet nga emocionet. Ka shfaqur një personalitet të jashtëzakonshëm. Ai ende nuk i njeh mjaftueshëm bashkëlojtarët, por kupton konceptet e kohës dhe hapësirës shumë mirë. Ai gjithnjë preferon pasimet te lojtari më i afërt dhe shquhet me lojën vertikale dhe horizontale. Ish-lojtari i Brugge ka cilësi të qarta teknike dhe ato i shfaq duke lëvizur nga njëri krah në tjetrin. Këtë e bën vazhdimisht duke detyruar mbrojtësit e qendrës të vrapojnë pas tij”, ka shkruar në një analizë “Calcio Mercato”.

Shumë gjatë është folur edhe për transferimin e Granit Xhakës. Ai është “dërguar” në skuadra të ndryshme, por në fund firmosi me Sunderlandin, skuadrën e kthyer në Premier Leaguen angleze.

Xhaka menjëherë e mori shiritin e kapitenit. Ndonëse kaloi nga nënkampioni gjerman te skuadra e promovuar në elitën angleze, lëvizja kryesisht është vlerësuar pozitive. Por natyrisht ka pasur edhe vlerësime negative. Pozitiv është vlerësuar fakti që Xhaka vendosi për ligën më të fortë në botë e jo për liga si ajo e Turqisë apo Arabisë Saudite.

Xhaka tashmë i ka dy ndeshje miqësore me Sunderlandin.

Në skuadër të promovuar në Premier League përfundoi edhe Armando Broja. Sulmuesi i Shqipërisë më në fund është larguar nga Chelsea. Ai kishte periudha huazimi te Vitessse, Southamptoni, Fulhami e Evertoni, pasi nuk shpërtheu dot te Chelsea.

Për Brojën besohet se do të jetë lëvizje e duhur. Kalimi nga një klub ku nuk luan në një klub ku pritet të luash është gjithnjë gjë e vlerësuar në futboll.

“Është kohë pozitive t’i bashkohesh klubit para fillimit të Premier Leagues. Jam i entuziazmuar që jam lojtar i Burnleyt. Po ndihem mirë dhe jam i gatshëm për të luajtur për klubin. Tashmë po e ndiej përkrahjen e shikuesve”, ka thënë Broja.

Sa u takon lojtarëve të Kosovës, lëvizjet nuk ishin të shumta.

Florent Muslija është huazuar nga Freiburgu i Bundesligës te Fortuna Dusseldorfi i Bundesliga 2. Për Muslijën ishte lëvizje e detyruar. Ai nuk ishte fare pjesë e planeve të Freiburgut.

Florian Haxha, që është kandidat për vend te Kosova, ka kaluar nga Kapfenbergu austriak te Motor Lublin në Poloni. Jo ndonjë lëvizje që rrit gjasat e Haxhës për vend te Kosova.

Fisnik Asllanit i përfundoi huazimi tek Elversbergu dhe është kthyer te Hoffenheimi në Bundesligë, me të cilën skuadër po ashtu firmosi kontratë të re.

Art Smakaj, tjetër lojtar kandidat për fanellë të Kosovës, është transferuar nga Lokomotiva kroate te LASK-u austriak.

Astrit Selmani thuajse është larguar nga “harta” e Kosovës me kalimin nga Rumania te kategorinë e dytë kineze.

Pritet që Edon Zhegrova të lëvizë në javët në vazhdim, ndërsa e paqartë mbetet edhe e ardhmja e Milot Rashicës te Beshiktashi. Rashica nuk ka pasur paraqitjet më të mira së fundi.

Prej lojtarëve të Shqipërisë, Ardian Ismajli bëri transferim shumë pozitiv. Kaloi te Torino, pasi i përfundoi kontrata me Empolin. Torino është skuadër tradicionale e Serie A.

Qazim Laçi kaloi te Rizespori në Turqi nga Sparta Praga e Çekisë. Adrian Bajrami kaloi nga ekipi i dytë i Benficas te Luzerni në Zvicër, ndërsa Rey Manaj la Sivassporin për ekipin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sharjah.

Edhe Jasir Asani ka përcaktuar të ardhmen. Në fund të vitit transferohet tek Esteghlal në Iran nga Gwangju i Koresë së Jugut.

Ka pasur shumë diskutime për Mirlind Dakun, por ai mbeti te Rubin Kazani në Rusi.

Adrion Pajaziti është tjetër lojtar me lëvizje pozitive. I është bashkuar Hajdukut të Splitit në Kroaci nga Fulhami. Por tek ekipi anglez nuk ishte në plane. Së fundi ishte i huazuar te Gorica, po ashtu në Kroaci.

Leon Avdullahu është lojtari tjetër shqiptar që ka bërë top-lëvizje. Ai nga Baseli kaloi te Hoffenheimi në Bundesligë. Avdullahu luan mesfushor dhe është paraqitur deri te U21 e Zvicrës. Por nuk ka debutuar ende me përfaqësuese A dhe ka shpresë se mund ta zgjedhë Kosovën.

Në Bundesligë do të paraqitet edhe Diant Ramaj.

Portieri që shpreson të jetë pjesë e Gjermanisë në të ardhmen, është huazuar nga Dortmundi te Heidenheimi. Së fundi Ramaj ishte i huazuar te Copenhageni në Danimarkë.

Disa transferime janë realizuar edhe nga kampionati i Kosovës.

Dion Gallapeni kaloi nga Prishtina te Lodzi polak dhe tashmë ka nisur me ndeshje. Te Lodzi kaloi edhe Lindon Selahi.

Ron Raçi është transferuar po ashtu nga Prishtina, ndërsa kaloi te Hajduku i Splitit. Fillimisht Raçi është rezervist.

Drilon Islami kaloi në Rumani te Cluji, por pritet të largohet shpejt, pa debutuar. Edhe Drilon Hazrollaj kaloi në Rumani, te Rapidi. Pas largimit nga Malisheva ai ende po përshtatet në mjedisin e ri.

Ka pasur edhe lëvizje të tjera, por që nuk rivalizojnë ato të Jasharit, Xhakës e Brojës.

Koha.net

Share This:

Tags: Futboll
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

“A mund të na tregoni si vdiq?”,

10 August 2025
Lajme

Grenell: Nuk ka kthim mbrapa në Kosovë

10 August 2025
Futboll

Jashari, Xhaka, Broja… afati kalimtar më i

10 August 2025
Lajme

KQZ: Këto janë afatet për aplikimin online

10 August 2025
RELATED Stories for you
Sport

Drita synon mbrojtjen e rezultatit sonte në

15 July 2025

Kampioni i Kosovës, Drita, zhvillon sonte ndeshjen e kthimit të raundit të parë në

Futboll Lajme Sport

2 fusha të reja futbolli në Gjilan!

12 July 2025

Kryetari Hyseni dhe kreu I LRFGJ-së, Armend Misini, janë pritur në takim nga Agim

Futboll Sport

Real Madridi po pëson debakël, PSG e

9 July 2025

Paris Saint-Germain ka dhënë një demonstrim force ndaj Real Madridit, duke e mbyllur pjesën

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.