Sunday 25 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Presidentja u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë

U kap me 1 milion € në Merdare, kush është personi që (s’)arriti të arsyetoj

𝗧𝗵𝗶𝗿𝗿𝗷𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗽𝗷𝗲𝘀𝗲̈𝗺𝗮𝗿𝗿𝗷𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝗲𝗿𝗲̈ 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗻𝗲̈ 𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁 𝗽𝗮𝗿𝗹𝗮𝗺𝗲𝗻𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝟮𝟱 𝘁𝗲𝘁𝗼𝗿𝗶𝘁, 𝗻𝗲̈ 𝗺𝗯𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗷𝗲 𝘁𝗲̈

Parashikimi i motit për të dielën, 25 tetor 2026

Kolonë e gjatë veturash në Bërnjak, serbë nga Kosova drejt Serbisë për të votuar

LAJMI I FUNDIT: Tragjike në Gjilan: 60-vjeçarja rrëzohet papritur në rrugë, dërgohet me shenja jete

U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari dyshohet se ka humbur shikimin

LUGINA NUK KA MË LUKSIN E PËRÇARJES — ËSHTË KOHA PËR UNITET DHE VEPRIM!

Kuvendi i Gjilanit nderon me titullin Qytetar Nderi (Post Mortum) veprimtarin e çështjes kombëtare, Muharrem

Sulmohet selia e PS-së, fishekzjarrë edhe drejt policisë te Banka e Shqipërisë, policia shqiptare kundërpërgjigjet

 Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, e informon për arritjet e FSK-së
Lajme

Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, e informon për arritjet e FSK-së

23 November 2024 0 Comment 3 min read

AA

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Jennie Carignan. Në këtë takim, Gjeneral Jashari shprehu mirënjohjen e tij për homologen kanadeze, duke vlerësuar kontributin e vazhdueshëm të Kanadasë që nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë deri më sot.

Ai gjithashtu e informoi atë mbi situatën në Kosovë dhe rajon, duke theksuar zhvillimet dhe arritjet e FSK-së. Pjesë e diskutimeve ishin edhe kontributi i FSK-së në trajnimin e grupeve ukrainase dhe objektivat strategjike për integrimin e Kosovës në NATO në të ardhmen.

Më pas, të dy Shefat e Mbrojtjes zhvilluan një diskutim të detajuar mbi fushat me interes të përbashkët për bashkëpunim bilateral. Ata biseduan për finalizimin e bashkëpunimit reciprok në disa aspekte kryesore, duke përfshirë shkëmbimin e kadetëve, arsimin ushtarak, trajnimet specialistike, stërvitjet e përbashkëta dhe operacionet kolektive.

Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Carignan theksuan se fitorja e Ukrainës në luftën e saj për liri kundër agresionit të Rusisë është një detyrë dhe përgjegjësi kolektive për të gjitha shtetet demokratike. Ata ranë dakord se kjo luftë ka një ndikim të pashmangshëm edhe në rajonin tonë, duke shtuar rëndësinë e unitetit dhe mbështetjes ndërkombëtare.

Një pikë e veçantë e diskutimit ishte rëndësia e arritjes së marrëveshjes për shkëmbimin e kadetëve mes Qendrës për Studime Universitare të FSK-së dhe Kolegjit Ushtarak Mbretëror “Saint-Jean” të Kanadasë. Ky shkëmbim u vlerësua si një hap i rëndësishëm për zhvillimin profesional dhe për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve. Në fund të takimit, të dy gjeneralët u pajtuan për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe identifikimin e fushave konkrete për aktivitete bilaterale me interes të ndërsjellë./Arbresh.info

Share This:

Tags: FSK Jashari
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Presidentja u bën thirrje shqiptarëve të Luginës

25 October 2026
Lajme

U kap me 1 milion € në

25 October 2026
Lajme

𝗧𝗵𝗶𝗿𝗿𝗷𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗽𝗷𝗲𝘀𝗲̈𝗺𝗮𝗿𝗿𝗷𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝗲𝗿𝗲̈ 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗻𝗲̈

25 October 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të dielën, 25

25 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Ceremonia e betimit: Kosovës i shtohen sot

23 October 2026

Sot, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, do të mbahet ceremonia e betimit të

Lajme

Komandanti i FSK-së priti në takim mirëseardhës

19 October 2026

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim mirëseardhës

Lajme

Maqedonci: Qendra për Studime Universitare e FSK-së

17 October 2026

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se Qendra për Studime Universitare

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.