Friday 23 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

A E KA SHKRUAR KËTË TEKST CHATGPT? QË TANI E TUTJE NJË “GJURMË E FSHUHTË”

Parashikimi i motit për të premten, 23 tetor 2026

 Kolonia “Rrënjët e Lirisë” në Londër mbledh emrat e shquar të artit shqiptar – pjesë

MBAHET TAKIMI I ENIGMATËVE TË KOSOVËS NË GJILAN – 24 TETOR

UKZ mori pjesë në META Career University Fairs 2026 në Shkup

LUTFI HAZIRI: “VITI 2027 – KOHA E RIKTHIMIT TË MADH TË LDK-SË”

Raportohet se Presidentja nesër e kthen ligjin për Specialen në Kuvend

Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin një orë prapa

Formohet Grupi Joformal i Grave në Komunën e Gjilanit

EKSKLUZIVE: AGIM AGUSHI SËRISH NË HISTORI!

 Isufi: Procesi i mbjelljes së grurit ka përfunduar me sukses
Lajme

Isufi: Procesi i mbjelljes së grurit ka përfunduar me sukses

12 November 2024 0 Comment 3 min read

AA

Këtë vit procesi i mbjelljes së grurit është zhvilluar shumë mirë në Komunën e Gjilanit, tha drejtori për Bujqësi dhe Pylltari, Bajram Isufi.

Sipas tij, gjatë tërë muajit tetor koha ishte e mirë, ndërsa toka kishte lagështinë e duhur. Fermerët e shfrytëzuan rastin dhe e kryen mbjelljen e grurit brenda afatit optimal.

Drejtori për Bujqësi, shton se sa i përket repromaterialit nuk ka pasur problem, sepse barnatoret bujqësore kanë qenë mirë të furnizuara me repromaterial, farë dhe plehra minerale.

“Si çdo vit edhe këtë sivjet, Drejtoria për Bujqësi në Gjilan është kujdesur për të subvencionuar fermerët me farë cilësore të grurit. Për këtë qëllim janë shpërndarë 200.000 kg farë për 1130 aplikues përfitues, të cilët i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara për subvencione”, tha Bajram Isufi.

Më tej ai tregon se kultivimi i grurit ka rëndësi strategjike për vendin tonë sepse, bëhet fjalë për sigurimin e bukës për popullatën. Edhe kushtet agroekologjike janë të përshtatshme për kultivimin e kësaj kulture bujqësore.

Sipas drejtorit për Bujqësi, ndër sfidat që e përcjellin këtë kulturë bujqësore mund të përmendim: ndryshimet klimatike që janë duke ndodhur kohëve të fundit, mekanizmi jo adekuat dhe i vjetruar, përdorimi farërave jo cilësore, pamundësia për ta plehëruar sa duhet dhe problemet me masat mbrojtëse nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat e këqija.

“Për të siguruar një rritje të qëndrueshme dhe të suksesshme të kultivuesve të grurit, është e domosdoshme që të merren masa të koordinuara nga fermerët dhe komunat. Investimet në teknologji, edukim dhe mbështetje financiare janë thelbësore për përmirësimin e rendimentit dhe cilësisë së grurit në të ardhmen”, tha drjetori Bajram Isufi.

Share This:

Tags: Drejtoria e Bujqesise Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Kuriozitete

A E KA SHKRUAR KËTË TEKST CHATGPT?

23 October 2026
Futboll

Albian Hajdari është operuar në të dyja

23 October 2026
Europa League

Egnatias i rrëshqet fitorja nga duart në

23 October 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të premten, 23

23 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Komuna e Gjilanit – Drejtoria e Bujqësisë

15 August 2023

Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan përmes një njoftimi ka bërë të ditur se të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.