Ish-futbollisti kosovar Xhevat Prekazi pëson infarkt dhe dërgohet me urgjencë në Beograd
Ish-futbollisti nga Kosova, Xhevat Prekazi ka pësuar infarkt.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi serb Telegraf.
Prekazi është dërguar me urgjencë në spitalin e Beogradit dhe aktualisht gjendja e tij është stabile.
Futbollisti nga Mitrovica, i cili pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në Serbi, mbi të gjitha te Partizani, pësoi goditje në Brzec, rrëzë Kopaonikut, ku e ka një shtëpi verore, shton mediumi serb.
Prekazi kishte luajtur në Partizan, në Hajduk të Splitit dhe në Galatasaray, ndërsa karrierën e kishte mbyllur në Bakirkoyspor.