
Irfan Musliu është kryetar i ri i Klubit Rotarian të Gjilanit
Mbrëmë u ndërruan çekanët, ceremoni që shënon ndërrimin e kryetarëve dhe njëkohësisht një përmbyllje shumë e suksesshme e vitit rotarian.

Presidentja Afrime Shaqiri pas një viti pune në udhëheqjen e klubit me disa projekte dhe shumë aktivitete të ndryshme rotariane dorëzoi i detyrën presidentit të ardhshëm 2025/26 Irfan Musliut, në një ceremoni të veçantë që organizoi klubi në ambientet shumë të bukura të Vali Ranch Resort & Congress Center.
Në këtë mbrëmje u ndanë edhe disa mirënjohje për anëtarët e klubit dhe për pronarët e medieve që kanë përcjellë për gjatë vitit aktivitetet e rotarisë si TV Gjilani, kryelajmi.com, Gjilan Press, LUMI PRESS 06, 2LONLINE.com, pronarit të Valit Ranch Fehmi Fetahi dhe Shoqatës së HANDIKOSIT për mbështetje të aktiviteteve të vullnetit të mirë të rotarisë.
Gëzuar të gjithëve për vitin e ri të rotarisë.
