Monday 12 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

KEDS tregon: – Këto lagje në Gjilan do të kenë ndërprerje të rrymës!

Në përvjetorin e rënies nderohen Heronjtë e Kombit Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha

Doli nga shtypi libri i profesorit Musa Sabedini, “Gazetaria Hulumtuese: Misioni, rreziqet, etika dhe sfidat

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! – 12 janar 2026 – e hënë

Peci e merr në koalicion LDK-në, Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit të Mitrovicës

U bllokua për shkak të ujit, lirohet për qarkullim rruga Ferizaj-Gjilan

Ndizet flakadani i “Flakës së Janarit 2026” në kujtim e nderim të heronjve e dëshmorëve

Me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, filloi Manifestimi Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit

Ukë Rugova reagon për herë të parë pas zgjedhjes si deputet i Kuvendit të Kosovës

Ali Ahmeti përkujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën: Simbol i rezistencës shqiptare

 Intervistë me shkrimtarin, publicistin dhe profesorin Ramiz Kelmendi: “FOLA DHE QETËSOVA SHPIRTIN TIM!”
Kulturë Letërsi Teatër

Intervistë me shkrimtarin, publicistin dhe profesorin Ramiz Kelmendi: “FOLA DHE QETËSOVA SHPIRTIN TIM!”

12 January 2026 0 Comment 20 min read

AA

16 maj 2029 – Ramiz Kelmendi (20 dhjetor 1030) i takon pleiadës së parë të shkrimatrëve të pasluftës së dytë botërore. Autor i më se tridhjetë veprave letrare si: “Shtatë persona ndjekin auotrin”, “Dy rrëfime”, “Heshtja e arnëve”, “Ahmet Koshutani”, “Abrakadabra”, “Shtegtimet e mia”, “Kapuç me mëngë”, “Letra prej Ulqini” etj.

Këto janë vetëm disa nga titujt e tij voluminoz në prozë. Profesori Ramiz Kelmendi, pas një karriere të gjatë gjysmëshekullore në gazetari, hapi më të parën shkollë private të gazetarsisë (më pas fakulteti të gazetarsisë) “Faik Konica” në Prishtinë, nga derë e së cilës dolën qindra gazetarë që sot bartin mbi supet e tyre “barrën” e këtij profesioni aq të lakmuar, jo vetëm në Kosovë!

Në vitet e ashtuquajtura “të arta” të skenës teatrore në Kosovë, profesori Ramiz Kelmendi një kohë ishte drejtor i Teatrit Kombëtarë.

Në këtë intervistë ai flet edhe për mllefin e tij ndaj institucioneve që nuk po i çmojnë aq sa duhet vlerat shekullore të krijuesëve të profileve të ndryshme, për intelektualët, artistët e akademikët pejan, për fillet e karrierës tij në gazetari, për përvojat e tij jetësore, standardin gjuhëor etj.

“Metropol”: Kohë më parë ju deklarativisht jeni shprehur se heqni dorë nga vendlindja, Peja! Sikur shihet një atdhedashuri e theksuar në atë ‘dorëheqje’ për vendlindjen dhe nje ndjenjë për një ideal tjetër?

R. Kelmendi: Po. Duke marrë spunto/shkas nga nobelisti për letërsi, turku Orhan Pamuk, që hoqi dorë nga kombi dhe lëshoi shtetin e vet, e po ashtu dhe, asgjëmangut, duke pasur parasysh edhe shkrimtarin disident Kasem Trebeshina, i cili, njësoj si kolegu i tij O. Pamuk, hoqi dorë nga kombi dhe kërkoi ta shlyejnë nga nënshtetësia shqiptare, jashtë cdo analogjie me vogëlsinë time, unë mora një tjetër vendim. Pas mbi trecerekshekulli jete dhe veprimtarie sipejan me vendlindje dhe si rugovas me prejardhje, vendosa të heq dorë edhe nga vendlindja, Peja, edhe nga prejardhja, Rugova. Me një parantezë, që në krye, një si shpjegim të menjëhershëm: Pejën, qytetin tim të lindjes, dhe Rugovën, vendlindjen e prindërve të mi (Drelajt e babait tim dhe Haxhajt e nënës sime) i kam dashur dhe do të vijoj t’i dua sa të jem gjallë! Sepse, vetëkuptohet, që me atë “dorëheqje” unë synova paksa të “qëroj hesapet” me ndonjë institucion dhe pushtetar, pejan e rugovas, të atyre moteve.

“Metropol”: A jeni bërë pishman për dorëheqjen? Më falni: pyetja duhet të jetë kështu: A janë bërë pishman ata që ju detyruan të ‘jepni dorëheqje’ nga vendlindja (mendoj në institucionet). A ka ndryshuar qasja e atyre intelektualëve a pseudointelektualëve që drejtojnë institucionet ndaj vlerave gjysmëshekullore, jo vetëm tuaja, por edhe shekullore të atyre që dhanë aq shumë për këtë vend dhe këtë ditë që po e jetojmë? Shkurt, si shpjegohet tërë ai mllef e pezëm juaji “kundër” vendlindjes?

R. Kelmendi: Tërë ai mllef e ai pezëm, ai injorim i tejskajmë e ai mohim i plotë, ajo pakënaqësi dhe ajo mospëfillje deri në fyerje, të gjitha janë mbjellë e akumuluar m

dhjeta e dhjeta vjet brenda shpirtit tim. Kështu që i përballova stoikisht falë, në radhë të parë, vaksinimit tim me kohë për këtë fenomen aspak qytetërues. Prandaj, fola dhe qetësova, që të mos them shpëtova, shpirtin tim.

“Metropol”: Si shpjegohet që ky “vendim” juaji, megjithatë, nuk u mirëkuptua nga jo pak edhe aderues tuaj. Pati edhe të atillë që ju keqkuptuan, e madje u zemëruan në ju.

R. Kelmendi: Mbase edhe me të drejtë. U tha, “nën rogoz”, se vuajtkam nga sindroma e vetëmbivlerësimit, e prepotencës, e megalomanisë e cfarë jo tjetër. Ndërsa, ndonjë më pak cinik, tha: jo, po, me këtë letër, Ramizi synoi të na bindë se është ende gjallë, se nuk është harruar dhe as e ka në mend të konsiderohet një hic. E vërteta, ndërkaq, është kryekreje tjetër. Tërësisht e kundërt. Fare-fare s’e kisha, sa më sipër, me veten e me vetveten. Aq më bënte. Unë isha pajtuar prej shumë vjetësh (mbi një gjysmëshekulli!) me këtë zhvlerësim dhe injorim timin të plotë nga vendlindja. Ndonëse bëra një përpjekje në TV “Dukagjini” për të shpjeguar motivin e mirëfilltë përse e shkrova atë letër, sot , ndonëse me vonesë, ja ku m’u krijua mundësia të zë ngoje vetëm disa nga pejanët dhe rugovasit aq të merituar dhe, pse jo, asgjëmangut edhe krejtësisht – të harruar, që më detyruan ta shkruaja atë letër “famëkeqe”.

“Metropol”: A na e tregoni, pra, ndonjë nga emrat e pejanëve dhe të rugovasve, që kanë qenë, që janë dhe që do të jenë për jetë të jetëve nderi dhe krenaria e Pejës dhe e Rugovës?

R. Kelmendi: Po ja, të përmend vetëm ndonjë nga patriotët, doajenët, martirët dhe politikanët pejanë. P.sh.: Bedri Pejani, Emrush Miftari, Ali Kelmendi, Shaban Basha, Xhemajl Kada, Riza Sapunxhiu, Seit Meraku, vëllezërit Fetë e Sali Ukella dhe pushkatimi makabër i Sali Ukellës para fëmijëve në Parkun e Karagaçit, etj.

etj. Pastaj rugovasit: Zhukë Haxhia, Keri i Sadri Bajrit, amazonia, simotra e Nora Kelmendit e Shote Galicës, Bege Maliqja, e cila luftoi kundër Malit të Zi, e veshur me kostume kombëtare meshkujsh, me plis e me shall, që mbante një pushkë të gjatë sa trupi i saj.

“Metropol”: Po akademikët?

R. Kelmendi: Animë akademikët! E dini sa janë? Mjafton të kujtojmë Esad Mekulin, Dervish Rozhajën, Ali Hadrin, Musa Haxhiun, Syrja Pupovcin, Osman Imamin. A ka Zot që i “harron” tërë këta?

“Metropol”: Po profesorët?

R. Kelmendi: Posi! Ja: Pjetër Elezi, Beqir Kastrati, Izet Bebeziqi, Koço Flloko, Memduh Begolli, Halil Agusholli, Petro Flloko, Ekrem Beqiri, etj.

“Metropol”: Mos vallë, ju si shkrimtar pejan, “harruat” shkrimtarët e Pejës e të Rugovës?!

R.Kelmendi: Jo, assesi. A nuk mjafton të kujtojmë edhe vetëm: Esad Mekulin dhe Azem Shkrelin, me aq të tjerë?

“Metropol”: Ka dhe më?

R. Kelmendi: Ka, ka, posi. Të kujtojmë edhe aktorët dhe artistët: Istref Begollin, Faruk Begollin, Malo Gamin, Ragip Loxhën, Nuredin Loxhën, Melihate Ajetin, Kristë Berishën, Agush Nallbanin, etj. Pastaj mjekët: Shefqet Malushi, Nexhdet Çavolli, Mustafë Loxha, Shefqet Lika, etj. Se më avokati ynë më i madh dhe aderuesi i pashoq i letërsisë dhe i gjuhës shqipe, që ka ditur permendsh “Lahutën e Malcis” të Fishtës dhe “Rubairat” e Omar Khajamit, Bajram Kelmendi? Si dhe, përnjëherë pas tij, Adem Bajri, etj., etj. Ku janë? Ku i kemi? Si i kujtuam dhe nderuam deri sot? Cfarë bëmë e c’kemi

ndërmend të bëjmë për t’u njohur, për t’u cmuar e nderuar, ndër breza e breza? Thashë e po them: si shpjegohet “harresa” e gjithë këtyre emrave aq të mëdhenj, pejanë e rugovas nga vetë– pejanët dhe rugovasit?! Cili nga këta u shpall “Qytetar nderi”?! Kaq, të paktën. Pa shikoni c’po bën Gjakova duke nderuar më të merituarit e vet!

“Metropol”: Opinioni mban mend me shumë pietet sensin tuaj në artin e të shkruarit, sidomos në shtypin e kohës (sa punonit ne “Rilindje”). Cka po ndodh me Ramiz Kelmendin që gjithnjë është njohur si ‘i ri’ dhe vital? Cka jeni duke bërë aktualisht?

R. Kelmendi: Thua të jetë e vërtetë kjo që thua?! Ouaa, sa shumë do e lakmoja. Sidoqoftë, edhe pse sapo s’kam shkelur të tetëdhjetat, kam bukur do vjet që nuk “pajtohem” me moshën që kam. As e kam pranuar dhe as e pranoj institucionin e pensionit. Kurrë, deri edhe sot e kësaj dite, këmba ime nuk ka shkelur në

Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë. C’po bëj aktualisht? Hic. Po jetoj jetën. Edhe po vijoj ta dua…

“Metropol”: A e mbani mend shkrimin tuaj të parë? Si e kujtoni sot atë mëngjes me gazetë në dorë?

R. Kelmendi: Nuk isha as 15 vjec, një palo progjimnazist pejan, kur i dërgova “Rilindjes” më të parin shkrim timin, ta quaj “gazetar”. Si e kujtoj sot atë mëngjes, kur e mora gazetën me shkrimin “tim”? Nga gjithë ajo mori fjalësh të mia, në gazetë gjeta vetëm emrin dhe mbiemrin tim – në fund të shkrimit “tim”.

“Metropol”: Po Fakulteti juaj i Gazetarisë “Faik Konica”, pas dymbëdhjetë vjetësh, a e ka arritur objektivin e saj?

R. Kelmendi: Nuk më takon mua ta vlerësoj. Po ja që prej disa vjetësh mbetëron një opinion pothuajse i përgjithshëm se një numër bukur i madh i gazetarëve më të afirmuar sot në Kosovë u “gazetarizuan” pikërisht në “Faik Konica” dhe doli nga gjiu i saj.

“Metropol”: Meqë jeni nga të rrallët krijues që bëri aq shumë për kulturën në përgjithësi, e vecmas për teatrin (ishit edhe drejtor i Teatrit Kombëtar një kohë), a ju ka tradhtuar mbamëndja për gjeneratën e artë të teatrit (si i kujtoni) dhe a e keni edhe më tej guximin intelektual të bëni një paralele mes krijimtarisë së asaj kohe dhe të sotmes, apo ndoshta, madje edhe ju i jeni nënshtruar realitetit të rremë, që po na ngulfat gjithandej, për ‘dofarë prumjesh të reja’ në skenën teatrore?

R. Kelmendi: Patëm, po, vërtet, një gjeneratë të artë artistësh me nam e për cdo lavd. Të kujtojmë vetëm Katarina Josipin, Abdurrahman Shalën, Muharrem Qenën, Shani Pallaskën, Istref Begollin, Melihate Ajetin, Xhevat Qenën e shokët dhe shoqet e tyre. Ja që, brenda disa vjetësh pas lufte, Teatri ynë pothuajse vdiq. Më shumë kishte aktorë në skenë se publik në sallë. Kohëve të fundit, jo vetëm u kthye dhe sa vjen e më shume po shtohet numri i aderuesve të Teatrit, por kanë zënë të lindin edhe aktore katariniane e aktorë gjithnjë e më të mirë, si vijues të më të mirëve të djeshëm.

“Metropol”: Ai rrëfimi juaj në tren, pas Luftës së Dytë Botërore, teksa kishit filluar të punonit në “Rilindje”, është briliant. Opinioni në Shqipëri mbase edhe nuk e di se si u bëtë ju “poeti më i madh dhe më i mirë shqiptar”! Ha,ha,ha…Si ndodhi?

R. Kelmendi: Po udhëtoja me tren, në vitet ’50, për në Pejë. Bashkudhëtar kisha kolegun, profesorin Demush Shala, që ligjëronte në Normalen e Prishtinës. Sapo u nis treni, përnjëherë ia behu me rrëmbim në “kupe” një alamet-shtat, me revole të dukshme “Parabel”, i cili, pasi u ul, iu drejtua Demushit: “Me leje, profesor?”. Ky palo-burrë, për të rrahur gjoks para profesorit të vet, përnjëherë zuri ta bindë Demushin se ai mundet edhe pa bukë, edhe pa ujë, po assesi jo pa – letërsi. Mua as më njihte dhe as ma varte

fare. Atëherë mora “spunto”, si do të thoshit ju, nga “letërsia” e tij dhe ia luajta lojën, e bëra për pesë para. E pyeta a njeh Esad Mekulin, Hivzi Sulejmanin, Tajar Hatipin, Enver Gjerqekun, Azem Shkrelin, Anton Pashkun, Rexhep Hoxhën, etj. Ai “i njihte”, posi, që të gjithë. Me një mijë droe nga shtati i tij horongop, po sidomos nga revolja që mbante në brez, e pyeta: “Po mirë, more shok, ti që e dashke letërsinë kaq shumë dhe që i njihke të gjithë shkrimtarët, a e njeh Ramiz Kelmendin?” “Po kush s’e njeh Ramiz Kelmendin. Mua s’me ndan nga ai as dita, as nata. Ramiz Kelmendi është poeti ynë më i madh dhe më i mirë shqiptar”, ma ktheu pa më parë me sy fare, edhe pse unë kurrë, tërë jetën, nuk e kisha shkruar as edhe një vjershë të vetme. “Lum si ju”, ia ktheva, “po unë kam dëgjuar se Ramiz Kelmendi është shumë njeri i poshtër!”. Ai përnjëherë u ngrit në këmbë me tërë atë shtat, m’i catalloi sytë, u egërsua dhe, pasi ledhatoi revolen, m’u drejtua: “Kush je, more, ti, hajvan, qi guzon me ma sha Ramiz Kelmendin?! A din, bre, qi t’vras n’ven?”. Dhe m’u vërsul. Sakaq ndërhyri Demushi duke i thënë: “Ndalu, o burrë. Ulu! Qetësohu! Po ky vetë është Ramiz Kelmendi!” Ai u shtang. M’i nguli sytë me tërbim, fërkoi edhe një herë revolen, dhe më pyeti: “Kush je tiii?!”. Me të dridhura, si në ethe, me gjysmë zëri, iu gjegja: “Jam Ramiz Kelmendi!”. Mendova fluturimthi: o Zot, më shpëto! E ai, pa një pa dy, briti: “Po ti, more Ramiz Kelmendi, përime koke i poshtër”. Tha dhe doli nga“kabina”.

“Metropol”: Opusi i krijimtarisë suaj letrare është mjaft i pasur me elemente satire që na mungojnë sot. C’ po ndodh me këtë popull, profesor? A do të thotë se e ka humbur madje edhe sensin e humorit për shkak të rrethanave ekonomike,etj.?

R. Kelmendi: Sesi detyrohem të pajtohem me sa më sipër. Në një kohë, kur papunësia, varfëria e, sidomos, korrupsioni janë kaq me “humor”, s’ka sesi të kemi humor. Kemi dhe jemi për gaz(t’dheut), duam dhe jemi për të (na) qeshur. Po ama… E sa për satirë, Zot, kam kaq vjet që më mungon një Nonda Bulka kosovar!

“Metropol”: Profesor, nëse s’kemi shumë rezultate inkurajuese gjetkë, letërsia, mendoj, asnjëherë s’ka pasur më shumë – sasi. A pajtoheni me këtë konstatim?

R. Kelmendi: Jo gjithmonë sasia nënkupton – cilësinë.

“Metropol”: Medie, së paku, kemi edhe për export. Si një nga figurat poliedrike që lidhet me kulturën dhe gazetarinë, si e vlerësoni nivelin profesional të medieve tona, e sidomos kulturën e gjuhës?

R. Kelmendi: Mediet dhe kultura e gjuhës? Tragjike! Katastrofike! E lemeritshme! Unë edhe këtë patologji gjuhësore të medieve tona, edhe të shkruara, por sidomos elektronike, e “shpjegoj”, po ama assesi nuk e arsyetoj, pos si “pjellë kopile” e “normës”, që është barikaduar dhe tabuizuar tash 37 vjet, duke mos ndryshuar as edhe një – presje!

Edhe me mediet nuk jemi për lavd. Profesionalisht (mjerisht!). Kurrë s’kemi pasur më shumë libra e më shumë gazeta dhe kurrë më pak – lexues! A nuk flet (edhe) kjo mjaft?

“Metropol”: Inatxhinjtë ju kanë pasur gjithnjë zili, kurse dashamirët lakmi, për artikulimin tuaj gjuhësor. Do t’i mbeteshit borxhli opinionit nëse s’do të flisni për standardin gjuhësor dhe zërat gjithnjë e më të theksuar se standardit i ka kaluar koha dhe se është “një rrobë e vjetër në shtatin e rritur”. A ka të drejtë kjo orkestër zërash me në krye Migjenin, djalin tuaj ?

R. Kelmendi: Pa zënë ngoje tim bir, e kam thënë dhe vijoj ta them se jemi të vonuar jo më pak se plot 37 (edhe me shkronja: TRIDHJETE E SHTATE) vjet për të mbajtur Kongresin II të Drejtshkrimit (që na duhet – si buka!) , në të cilin do korrigjoheshin

mangësitë e derisotme të dëshmuara. Po, para së gjithash, “autonomia” e gegërishtes (përkrah toskërishtes!).

Intervistoi: Xhemail Veseli

Share This:

Tags: Ramiz Kelmendi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

KEDS tregon: – Këto lagje në Gjilan

12 January 2026
Kulturë

Intervistë me shkrimtarin, publicistin dhe profesorin Ramiz

12 January 2026
Lajme

Në përvjetorin e rënies nderohen Heronjtë e

12 January 2026
Kulturë

Doli nga shtypi libri i profesorit Musa

12 January 2026
RELATED Stories for you
Arte tjera Kulturë Letërsi

“Fola dhe qetësova shpirtin!…” “Autonom” si gegërishtja…

15 January 2024

Ramiz Kelmendi (20 dhjetor 1930 – 12 janar 2017) Në 7-vjetorin e ikjes në

Lajme

Ramiz Kelmendi sheh nga afër djegien e

25 March 2023

Pronari i kompanisë ELKOS Group, Ramiz Kelmendi ka dalë në vendngjarje për të parë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.