Monday 23 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shqiptari në Norvegji triumfon në Spellemannprisen, fiton çmimin “Kënga e Vitit”

Një grua vdes, tjetra në gjendje kritike pas plagosjes me armë zjarri në Majac

Bill Clinton i drejtohet popullit amerikan: Ultimatumi 48-orёsh i Trump dhe tre skenarёt e tmerrshёm

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

Derbi i zjarrtë i qytetit i takon liderit pas një beteje të fortë në fushë

Play-off i Botërorit 2026/ Trajneri Silvinjo: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund

Gjilani bashkohet për Sindromën Down: Mesazhe për gjithëpërfshirje, barazi dhe mbështetje institucionale

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr një pikë nga Juventusi i Zhegrovës

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

Prishtina vendos derbin me një gol, Ferizaj bën hap të madh drejt mbijetesës

 IKD: Vendimet për mbylljen e rrugëve në Prishtinë të shoqërohen me konsultime publike dhe arsyetim ligjor
Lajme

IKD: Vendimet për mbylljen e rrugëve në Prishtinë të shoqërohen me konsultime publike dhe arsyetim ligjor

26 August 2023 0 Comment 6 min read

AA

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj vendimit të Kryetarit të Komunës së Prishtinës për mbylljen e qarkullimit të mjeteve motorike në një pjesë të rrugëve “Rexhep Luci” dhe “Qamil Hoxha” si dhe në rrugët e rrugicat të cilat kalojnë nëpër parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare. Ky vendim është nxjerrë me datë 18 Gusht 2023 dhe është publikuar më 21 Gusht 2023, derisa i njëjti pritet të hyj në fuqi më 1 Shtator 2023.

Fillimisht, IKD e ka parasysh rëndësinë e ndërmarrjes së reformave për rregullimin urban të Kryeqytetit. Këto çështje hyjnë në kuadër të diskrecionit të Komunës së Prishtinës dhe këtë duhet ta bëjë me ekspertët e fushës. Mirëpo, këto reforma nuk duhet të jenë pa arsyetim ligjor në atë mënyrë që të cenojnë të drejtat e qytetarëve. Për më tepër, vendime të kësaj natyre që prekin një numër të madh të qytetarëve domosdoshmërisht duhet të shoqërohen me konsultim publik.

Vendimi i datës 18 Gusht 2023 për mbylljen e qarkullimit të mjeteve motorike në një pjesë të rrugëve “Rexhep Luci” dhe “Qamil Hoxha” si dhe në rrugët e rrugicat të cilat kalojnë nëpër parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare është marrë në shkelje të dispozitave lidhur me procedurën administrative dhe dispozitat që rregullojnë formën apo elementet e detyrueshme të aktit administrativ, duke e bërë kështu këtë vendim të paligjshëm, në kuptim të nenit 52 të Ligjit nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative (tutje: LPPA). Ky vendim nuk është hartuar në përputhje me paragrafin 1 të nenit 47 të LPPA, ku shprehimisht thuhet se akti administrativ i shkruar përmban: 1.1. pjesën hyrëse, […], 1.2. pjesën urdhëruese (dispozitivin), […] 1.3. pjesën arsyetuese (arsyetimin), […] 1.4. pjesën përmbyllëse, që tregon kohën e hyrjes në fuqi të aktit, informatat për mjetet juridike, përfshirë organin publik apo gjykatën ku paraqitet mjeti juridik administrativ apo gjyqësor, formën e mjetit, afatin përkatës dhe mënyrën e llogaritjes së tij (këshillën juridike).

Si rrjedhojë është e qartë se vendimi në fjalë është hartuar tërësisht në kundërshtim me LPPA, meqë i njëjti, nuk përmban as arsyetimin dhe as këshillën juridike. Kjo i pamundëson qytetarëve të prekur nga ky vendim që të marrin shpjegimin e situatës faktike mbi të cilën është marrë vendimi, shkaqet vendimtare, bazën ligjore dhe arsyet pse ky vendim është i zbatueshëm në rastin konkret.

Pas publikimin të vendimit, Kryetari i Komunës së Prishtinës më 23 Gusht 2023 në rrjetin e tij social “facebook” ka publikuar një status përmes të cilit ka sqaruar vendimin e nxjerrë. Me këtë rast, IKD i rikujton Kryetarit të Komunës së Prishtinës se sipas ligjit arsyetimi e ka vendin në vendimin e nxjerrë dhe jo në rrjete sociale.

Në anën tjetër, udhëzimi Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna ka përcaktuar rregullat dhe procedurat që duhet të ndjekin komunat për zhvillimin e konsultimeve publike. Konsultimet publike duhet të jenë reale, në atë mënyrë që të marrin parasysh kërkesat e qytetarëve dhe ti përshtatin ato me reformat që synohet të ndërmerren. Procesi i konsultimeve publike nuk kërkon vetëm zhvillimin formal të këtij procesi. Kështu, në rastet kur merren vendime të kësaj natyre, Komuna e Prishtinës duhet të zhvilloj konsultime publike kualitative, në atë mënyrë që vendimi ti merr parasysh interesat e qytetarëve dhe mos ti cenoj të drejtat e tyre.

Për këtë arsye, IKD i rekomandon Komunës së Prishtinës që të anuloj vendimin e datës 18 Gusht 2023 dhe para nxjerrjes së vendimit të ri lidhur me këto rrugë, të zhvillojë konsultime publike cilësore si dhe të nxjerrë vendim të arsyetuar, ashtu siç kërkohet me ligj.

Share This:

Tags: IKD
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Shqiptari në Norvegji triumfon në Spellemannprisen, fiton

23 March 2026
Lajme

Një grua vdes, tjetra në gjendje kritike

23 March 2026
Lajme

Bill Clinton i drejtohet popullit amerikan: Ultimatumi

23 March 2026
Lajme

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

22 March 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.