IKD publikon raportin e tretë “Drejtësia në sytë e qytetarëve”
Pas fazës së parë dhe të dytë që u zhvillua në 2019/2020 dhe 2021/2022, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në dhjetor 2022 filloi zbatimin e fazës së tretë të projektit “Ndërtimi i besimit në sistemin gjyqësor dhe rritja e realizimit të të drejtave të njeriut përmes monitorimit të seancave gjyqësore nga qytetarët”.
Në kuadër të këtij projekti, IKD ka rekrutuar 20 qytetarë si monitorues porotë, të cilët kanë marrë pjesë në monitorimin e 600 seancave penale për çështje penale në mbarë Kosovën.
Monitorimi për herë të tretë i sistemit të drejtësisë penale në Kosovë nga qytetarët laik ka sjellë një perspektivë të drejtpërdrejtë të qytetarit se si ai e sheh transparencën dhe performancën e sistemit të drejtësisë në respektimin e standardeve për të drejtat e njeriut dhe gjykimin e drejtë.
Monitorimi gjyqësor është kryer gjatë dy muajve, përkatësisht shkurt dhe mars 2023, gjithsej janë monitoruar 600 seanca gjyqësore në shtatë (7) Gjykata Themelore, përkatësisht në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan, si dhe në gjashtë (6) degë, përkatësisht në Vushtrri, Skenderaj, Gllogoc, Shtërpcë, Graqanicë dhe Kamenicë.
Gjetjet e monitorimit tregojnë se sistemi i drejtësisë në fushën penale është pothuajse plotësisht transparent. Nga 600 seanca të monitoruara, 559 ishin të hapura për publikun, 3 ishin të mbyllura, 9 prej tyre deklaruan se nuk e dinin nëse seanca ishte e hapur ose e mbyllur ndërsa në 29 raste nuk janë përgjigjur në pyetje.
Në lidhje me qasjen e gjykatësit/panelit të gjykatës ndaj monitorueseve/publikut të seancave gjyqësore, vetëm në 2 raste qytetarët nuk kishin qasje të lehtë në gjykatë, ndërsa në 529 prej tyre ose 88.2% monitoruesit kishin qasje të lehtë në gjykatë.
Gjetjet tregojnë se gjykatësit patën një qasje të mirë ndaj monitoruesve dhe publikut, pasi që në 294 prej tyre gjykatësit kishin një qasje të mirë ndaj monitoruesve, në 177 prej tyre gjykatësit kishin një qasje miqësore ndërsa në 129 raste nuk i janë përgjigjur pyetjes.
Sa i përket respektimit të drejtave dhe lirive të njeriut dhe gjykimit të drejtë, në 434 raste qytetarët kanë arritur të identifikojnë qartë palët në procedurë si të akuzuarin, prokurorin, avokatin e mbrojtjes, në 129 raste ata nuk janë përgjigjur në pyetje, ndërsa një numër i vogël prej tyre, 30 raste ata nuk e dinin nëse kanë identifikuar qartë palët në procedurë. Kurse në 7 raste qytetarët nuk kanë arritur të identifikojnë qartë palët në procedurë.
Në lidhje me atë se sa janë kuptuar qartë akuzat kundër të akuzuarit, në 432 prej tyre, qytetarët deklaruan se kanë kuptuar qartë akuzat kundër të akuzuarit, në numër minimal prej 2 rasteve qytetarët deklaruan se nuk kanë kuptuar qartë akuzat kundër të akuzuarit dhe në 4 prej tyre qytetarët deklaruan se nuk dinë nëse kanë kuptuar qartë akuzat kundër të akuzuarit. Ndërsa, në 162 prej tyre qytetarët nuk kanë përgjigjur në pyetje.
Kur janë pyetur nëse gjykata pyeti të pandehurin dhe nëse ai/ajo kuptoi akuzat, gjetjet tregojnë se në 421 raste qytetarët deklaruan se gjykata pyeti të pandehurin nëse ai/ajo kuptoi akuzat, në 156 raste prej tyre nuk janë përgjigjur, ndërsa në 19 raste qytetarët deklaruan se gjykata nuk pyeti të pandehurin nëse ai/ajo kuptoi akuzat dhe në 4 raste qytetarët deklaruan se nuk dinë nëse gjykata pyeti të pandehurin nëse ai/ajo kuptoi akuzat.
Sa i përket udhëzimit të të pandehurit për të drejtat e tij ose saj, në 387 raste qytetarët deklaruan se gjykata i ka udhëzuar të pandehurin për të drejtat e tij/saj, në 30 raste qytetarët kanë deklaruar se gjykata i ka udhëzuar të pandehurin pjesërisht për të drejtat e tij/saj ose nuk e ka udhëzuar të pandehurin për të drejtat e tij/saj, në 9 prej tyre ata nuk dinë ndërsa në 174 raste qytetarët nuk janë përgjigjur.
Në lidhje me atë se sa janë udhëzuar dëshmitarët nga gjykata për të drejtat dhe obligimet e tyre në 245 raste qytetarët deklaruan se gjykata i ka udhëzuar dëshmitarët për të drejtat dhe obligimet e tyre, në 15 raste qytetarët deklaruan se gjykata nuk i ka udhëzuar dëshmitarët për të drejtat dhe obligimet e tyre, në 20 raste deklaruan se nuk dinë ndërsa në 320 raste nuk janë përgjigjur.
Gjetjet tregojnë se në 314 prej tyre, qytetarët deklaruan se i akuzuari kishte një avokat të mbrojtjes, në 144 prej tyre, qytetarët deklaruan se i akuzuari nuk kishte një avokat të mbrojtjes ndërsa në 142 raste nuk janë përgjigjur.
Sa i përket nëse qyetarët kanë kuptuar rolin e dëshmitarit në procedurë, në 291 prej tyre, qytetarët deklaruan se kanë kuptuar rolin e tij, në 30 raste qytetarët deklaruan se nuk kanë kuptuar rolin e dëshmitarit në procedurë, në 33 raste qytetarët deklaruan se nuk dinë nëse kanë kuptuar rolin e dëshmitarit në procedurë, në 246 raste nuk janë përgjigjur.
Gjetjet tona tregojnë se në shumicën e rasteve gjykata ka kryer procedurat në mënyrë të qartë për t’i kuptuar to. Në 464 raste qytetarët deklaruan se gjykata ka kryer procedurat në mënyrë të qartë për tu kuptuar, në 2 prej tyre qytetarët deklaruan se gjykata nuk ka kryer procedurat në mënyrë të qartë për tu kuptuar ndërsa në 134 raste ata nuk janë përgjigjur në pyetje.
Sa i përket nëse gjykata ka ruajtur rregull në sallën e gjyqit, nga 600 seancat të monitoruara, në 468 prej tyre, qytetarët deklaruan se gjykata ka respektuar rregullat ndërsa në 132 raste nuk janë përgjigjur në pyetje.
Gjetjet tregojnë se në shumicën e rasteve kryetari i trupit gjykues i ka trajtuar palët në procedurë, mbrojtjen dhe prokurorin në mënyrë të barabartë. Në 431 raste qytetarët deklaruan se kryetari i trupi gjykues i trajtoj palët në procedurë, mbrojtjen dhe prokurorin në mënyrë të barabartë, në 4 prej tyre qytetarët deklaruan se kryetari i trupi gjykues apo trupi gjykues nuk i ka trajtuar palët në mënyrë të barabartë, në 2 prej tyre ata nuk dinë nëse kryetari i trupi gjykues i ka trajtuar palët në mënyrë të barabartë dhe në 163 prej tyre nuk janë përgjigjur.
Në lidhje me atë nëse gjykata ka pasur një sjellje të frikshme ose përbuzëse ndaj palëve, në shumicën e rasteve qytetarët kanë deklaruar se ajo nuk ka pasur sjellje të frikshme ose përbuzëse ndaj palëve. Në 464 prej tyre qytetarët deklaruan se gjykata nuk ka pasur sjellje të frikshme ose të përbuzëse ndaj palëve, në 2 prej tyre qytetarët deklaruan se gjykata ka pasur sjellje të frikshme ose përbuzëse ndaj palëve, në 1 rast qytetarët deklaruan se nuk dinë nëse gjykata ka pasur sjellje të frikshme ose përbuzëse ndaj palëve ndërsa në 133 raste të rasteve monitoruesit nuk janë përgjigjur në pyetje.
Gjetjet tregojnë se nuk është hasur në gjuhë apo komente diskriminuse, pasi në 432 deklaruan se nuk kishte pasur komente te tilla, në 165 raste nuk u pergjigjen ndërsa në 3 raste qytetarët deklaruan se nuk dinë nëse gjykata ka bërë komente diskriminuese ndaj palëve.
Sa i përket kujdesit të gjykatës gjatë seancës, vetëm në 2 raste qytetarët deklaruan se gjykata nuk ishte e kujdesshme gjatë seancës, në 452 prej tyre qytetarët deklaruan se gjykata ishte e kujdesshme gjatë seancës, 1 qytetar deklaroi se nuk di nëse gjykata ishte e kujdesshme gjatë seancës ndërsa në 145 raste ata nuk janë përgjigjur në pyetje.
Në lidhje me performancën dhe përshtatshmërinë e avokatëve të mbrojtjes, në 158 prej tyre, qytetarët deklaruan se performanca e avokatëve të mbrojtjes ishte e përshtatshme, në 9 raste, qytetarët deklaruan se performanca e avokatëve të mbrojtjes ishte e papërshtatshme, në 20 raste ata deklaruan se ishte pjesërisht adekuate, në 25 raste qytetarët deklaruan se nuk e dinin nëse performanca e avokatëve të mbrojtjes ishte e përshtatshme, në 16 raste ata deklaruan se performanca e avokatëve të mbrojtjes nuk ishte e zbatueshme ndërsa një numër i madh i qytetarëve, prej 372 rasteve ata nuk iu kanë përgjigjur pyetjes.
Raportin e plotë në tri gjuhë e gjeni në këtë link: https://kli-ks.org/drejtesia-ne-syte-e-qytetareve-3/