Thursday 21 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Zelensky: Rusia theu një antirekord të çmendur mbrëmë me sulme intensive me qindra dronë dhe

Mërgimtarët po presin deri në 1 orë për të dalë nga Kosova

Drita pret Differdange në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it të Ligës së Konferencës

Një telefon celular i krijuar posaçërisht për fëmijë

Mblidhet KQZ-ja – Në rend dite certifikimi i mijëra kandidatëve të 36 subjekteve politike, përfshirë

Edhe sot vapë, temperaturat deri në 33 gradë

Aksidenti me fatalitet në Dollc, reagon kompania turistike

Lirohen vëllezërit Emini, u mbajtën një javë në Serbi

Komuna e Kamenicës mban Mbledhje Komemorative për drejtoreshën e ndjerë, Greta Kryeziu

Parashikimi i motit për nesër

 Igli Tare, po cilësohet “tregtari” më i madh, apo “Jack Pot Tare” i Milanit në 40 vitet e fundit
Futboll Sport

Igli Tare, po cilësohet “tregtari” më i madh, apo “Jack Pot Tare” i Milanit në 40 vitet e fundit

21 August 2025 0 Comment 7 min read

AA

Milani nuk shiste, por blinte. Kjo ishte ideja e Silvio Berlusconit që në fillim, në mesin e viteve ’80, kur vetë u fut me forcë në sistemin e futbollit.

Dhe i qëndroi besnik kësaj motoje, duke shitur vetëm Ricardo Kakà, por edhe atëherë kur karriera e tij ishte në zbritje dhe ndjesia ishte se epoka e madhe kishte mbaruar.

Yonghong Li shpenzoi, por nuk shiti. Ende nuk dihet mirë me çfarë parash, por kjo është histori tjetër.

Më pas erdhi “Elliott”, që vendosi të investojë, të shlyejë borxhet dhe të krijojë një klub të shëndetshëm financiarisht.

Kështu, çdo vit pati shitje të rëndësishme, ose pothuajse.

Në 10 vitet e fundit u ndoq një politikë kursimi te kuqezinjtë, edhe kur erdhi Covid-19 dhe shitjet ishin shumë të pakta: 5.1 milionë euro në sezonin 2021-2022; 11.1 milionë euro në 2022-2023.

Igli Tare është pra shitësi i madh i parë i Milanit në këto 40 vite.

Deri tani janë 200 milionë euro, duke llogaritur edhe bonuset, çka e bën qartësisht “tregtarin më të mirë” kuqezi në këtë aspekt.

dhe pa përfshirë Reijnders, drejtori sportiv shqiptar do të ishte sërish mbi vendin e dytë në renditjen historike.

Largimet e Okafor për 21 milionë dhe Thiaw për 35 milionë ndikojnë relativisht pak në formacionin titullar.

Sigurisht, për Theo mund të bëhej më shumë, por me një vit nga skadenca e kontratës, marrja e 25 milionëve është gjithsesi fitim i arsyeshëm.

“Jackpot Tare”

Siç raporton “Corriere dello Sport”, që nga momenti kur firmosi për Milanin më 26 maj, ish-drejtori i Lazios nuk është ndalur për asnjë sekondë, duke riformuar skuadrën kuqezi dhe madje zgjidhur disa transferime të vështira, përcjell Tema.

Njeriu i ri i merkatos së “Djallit” ka bërë një revolucion të plotë: nga emërimi i Massimiliano Allegrit te shtatë afrimet e zyrtarizuara deri më tani, ndërkohë që pritet raundi i fundit i merkatos së verës.

Pikërisht në merkaton dalëse (shitjet dhe huazimet) është vënë më së shumti re ndikimi i drejtorit sportiv shqiptar, i cili ka arritur të shesë lojtarë për shuma të paimagjinueshme.

Mjafton të thuhet se Milani shiti Malick Thiaw te Newcastle për rreth 40 milionë euro (me bonuset e përfshira), shumë mbi vlerën e tij reale të merkatos (duke marrë parasysh edhe kontratën 2-vjeçare që i mbetej), duke gjeneruar një “plusvalencë” (fitim) gjigante.

Përveç shitjes me profil të lartë të Tijjani Reijnders, shqiptari gjeti zgjidhje edhe për emra si Camarda, Bondo, Terracciano, Liberali, Pobega, Colombo dhe shumë lojtarë të tjerë që kishin nevojë të luanin diku tjetër.

Shitja përfundimtare e Emerson Royal te Flamengo për 10 milionë euro ishte një marrëveshje e shkëlqyer.

Tashmë duket se do të marrë mbi 20 milionë euro, me bonuset e përfshira, nga Leeds United për Noah Okafor, një tjetër “plusvalencë” e madhe.

Shuma e siguruar tashmë, duke përfshirë huazimet me pagesë, është 165.5 milionë euro, që me bonuset dhe klauzolat e blerjeve mund të arrijë në 200 milionë euro (madje 220 milionë me shitjen e Okafor).

Para të freskëta, që kanë vendosur rregull në financat kuqezi.

Drejtori i ri sportiv është dashur gjithashtu të merret me çështjet e komplikuara të Theo Hernandez dhe Mike Maignan.

I pari u shit tek Al-Hilal i Simone Inzaghit për 25 milionë euro, duke zgjidhur kështu një problem të brendshëm, që nuk mund të shtyhej më.

Me pak fjalë, ai ka qenë i jashtëzakonshëm në sektorin e shitjeve.

Shifrat e shitjeve te Milani (në milionë euro):

2025-26 → 200 milionë euro

2024-25 → 51.3

2023-24 → 71.4

2022-23 → 11.1

2021-22 → 5.1

2020-21 → 51.7

2019-20 → 59.2

2018-19 → 88.1

2017-18 → 39.7

Share This:

Tags: Tare
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Zeniti gjobitet për fyerjet e tifozëve ndaj

21 August 2025
Futboll

Igli Tare, po cilësohet “tregtari” më i

21 August 2025
Lajme

Zelensky: Rusia theu një antirekord të çmendur

21 August 2025
Lajme

Mërgimtarët po presin deri në 1 orë

21 August 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.