Thursday 8 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të enjten, 08 janar 2026

LDK-së i rikthehet një mandat, merr 15: PDK bie në 22

Numërimi prek fundin, një ulëse ende në lojë

Europa në kaos për shkak të dimrit dhe të ftohtit

Lumi Vjosa del nga shtrati, niveli i ujit ka arritur në 6.8 metra mbi nivelin

Dalja nga Kosova, pritjet këtë mëngjes deri në 20 minuta

Vërshime në shumë komuna të Kosovës, reshjet e shiut vazhdojnë edhe sot

Moti javor, pas shiut vjen edhe bora!

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (07.01. 2026.) e mërkurë

Gjilan: Shkolla e Muzikës mban mbledhje komemorative në nderim të jetës e veprimtarisë së profesoreshës,

 Ibrahim Krivaqa është zgjedhur kryetar i Bordit Këshillëdhënës Industrial të UKZ-së
Lajme

Ibrahim Krivaqa është zgjedhur kryetar i Bordit Këshillëdhënës Industrial të UKZ-së

19 November 2025 0 Comment 6 min read

AA

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, nën udhëheqjen e Rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka mbajtur një takim gjithëpërfshirës me përfaqësues nga sektori privat dhe publik, nga komuna e Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë.

Qëllimi kryesor i takimit ishte zgjedhja e mandatit të ri të Bordit Këshillëdhënës (Industrial) të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, një strukturë kyçe për orientimin zhvillimor, akademik dhe profesional të institucionit.

Takimin fillimisht e hapi Prof. Asoc. Dr. Naim Mustafa, Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, i cili falënderoi pjesëmarrësit për prezencën dhe vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të sektorit publik e privat në avancimin e universitetit.

Më pas, Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, në fjalën e tij falënderoi të gjithë për praninë dhe gatishmërinë për të qenë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm.

Ai theksoi se roli i Bordit Këshillëdhënës Industrial është jetik për zhvillimin e politikave të qëndrueshme akademike dhe për forcimin e lidhjeve mes universitetit dhe tregut të punës. “Një nga objektivat më të rëndësishme të Bordit Këshillëdhënës Industrial (BKI) është të kontribuojë në suksesin strategjik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe të programeve studimore të fakulteteve të tij”, tha Rektori Dërmaku.

Ai shtoi se BKI do të ndihmojë universitetin në ndërtimin e një imazhi më të fuqishëm institucional, integrimin e perspektivës industriale në programet universitare, tërheqjen e granteve kërkimore dhe promovimin e projekteve të dizajnuara nga studentët.

Po ashtu, theksoi se përmes këtij bashkëpunimi pritet të avancojë organizimi i praktikave profesionale, duke shtuar se një ndër prioritetet e përbashkëta mbetet zgjidhja e çështjes së kampusit universitar, i cili vazhdon të jetë ende i padefinuar, një problem unik në nivel vendi.

Pas diskutimeve, vetë përfaqësuesit e institucioneve komunale, kompanive dhe bizneseve të Anamoravës votuan dhe zgjodhën kryetarin e ri të Bordit Këshillëdhënës (Industrial) për mandatin 2025–2029.

Me shumicë votash, kryetar i BKI u zgjodh z. Ibrahim Krivaqa nga kompania “Albimi”.

Në fjalën e tij pas zgjedhjes, kryetari i ri Ibrahim Krivaqa, pasi falënderoi të gjithë për besimin, theksoi se do të angazhohet për ta forcuar rolin e këtij bordi dhe për të kontribuar në zhvillimin e UPZ-së. “Do të mundohem të punoj në të mirë të universitetit dhe të krijojmë ura bashkëpunimi që sjellin rezultate konkrete për studentët, industrinë dhe komunitetin,” u shpreh Krivaqa.

Rektori Dërmaku e uroi Krivaqën për zgjedhjen dhe kërkoi nga të gjithë anëtarët e bordit që të sjellin ide konkrete për zhvillimin e programeve bashkëkohore dhe në hap me kërkesat e tregut të punës, duke ritheksuar se ky është një synim i përbashkët i universitetit dhe partnerëve të tij institucionalë e ekonomikë.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e institucioneve komunale, kompanive dhe bizneseve të Anamoravës shprehën kënaqësinë për qasjen bashkëpunuese që ka treguar Universiteti Publik “Kadri Zeka” ndaj tyre.

Ata konfirmuan gatishmërinë për të kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në zhvillimin akademik, profesional dhe infrastrukturor të universitetit, duke e parë këtë bashkëpunim si të dobishëm për të gjithë rajonin.

Share This:

Tags: Bizneset
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Parashikimi i motit për të enjten, 08

8 January 2026
Futboll

Burim Shala shef i Shtabit Teknik te

7 January 2026
Lajme

LDK-së i rikthehet një mandat, merr 15:

7 January 2026
Futboll

Barcelona – Athletic Bilbao, formacionet e mundshme

7 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

LAJMI I FUNDIT: Përfundon protesta e bizneseve,

29 May 2025

Përfundon protesta e bizneseve, zhbllokohen hyrjet e Prishtinës 29 May, 12:01 – Ka përfunduar

Lajme

“Bizneset kanë filluar të ndryshojnë kushtet e

5 January 2024

Kosovarët nga 1 janari i 2024-tës u është mundësuar të lëvizin pa viza në

Lajme

Mbahet takimi në mes të bizneseve të

27 October 2023

Bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Raiffeisen Bank Kosova dhe Këshillit të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.