Monday 27 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

Në moshën 25-vjeçare, Erion Morina doktoron në Matematikë në Austri, suksesin ia kushton prindërve të

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin e Ploiestit në Rumani

Shkruan: Timo Merkuri – POEZIA QË KËRKON MIKUN

 “I kthehen vendlindjes: gjithnjë e më shumë kroatë nga mërgimi rikthehen në shtëpi”
Lajme

“I kthehen vendlindjes: gjithnjë e më shumë kroatë nga mërgimi rikthehen në shtëpi”

19 August 2025 0 Comment 5 min read

AA

Në Kroaci, gjatë tre viteve të fundit, janë kthyer rreth 30 mijë kroatë që më herët jetonin dhe punonin jashtë vendit – tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.

Pas kthimit, shumica hapin biznese në fushën e ndërtimtarisë, shërbimeve dhe profesioneve teknike, duke përfituar nga masa dhe programe të posaçme për të kthyert.

Rritet numri i të punësuarve dhe i të kthyerve

“Diskutonim që të hapnim një kafene ose restorant tonin. Kjo na nxiti. Bashkëshortja ime madje donte të vinte një vit më herët, sepse kurrë nuk kishte jetuar jashtë Irlandës dhe donte të njihte një kulturë e mënyrë tjetër jetese,” thotë Matej Vrdoljak, i cili kishte kaluar 12 vitet e fundit jashtë vendit – një vit në Kanada dhe që nga viti 2014 në Irlandë, ku edhe njohu bashkëshorten, Kate. Para një viti e gjysmë, ata lanë Dublinin për t’u vendosur në Osijek.

Matej kishte punuar për vite në gastronomi, ndërsa pas kthimit, bashkë me gruan, hapi një lokal të ushqimit të shëndetshëm.

“Nuk mund ta besonim. Ishim jashtëzakonisht të lumtur, sepse ai kaloi një pjesë të madhe të jetës larg nesh. Plot njëmbëdhjetë vite nuk jetoi me ne, dhe nuk ka lumturi më të madhe për prindërit,” tregon nëna e Matejit, Marijana Vrdoljak, për HRT.

Kostoja e jetesës, arsye kryesore për kthim

Nga Gjermania, para një viti u kthye edhe Dragica Kolarević, e cila kishte jetuar dy vjet atje duke punuar në administratë.

“Më mungonte familja, por edhe kostoja e jetesës sa vinte e rritej,” tregon Kolarević. “Banesa të shtrenjta, shërbime të shtrenjta… kur i llogarita të gjitha, e pashë që nuk ia vlente të lija gjithçka këtu.” Ashtu si Matej, edhe ajo pas kthimit hapi një biznes privat.

Mbështetje për të kthyert

Në këtë drejtim ndihmon edhe masa për vetëpunësim “Zgjedh Kroacinë”, e cila zbatohet nga Zyra Kroate e Punësimit. Deri tani, nga kjo kanë përfituar mbi 1100 të kthyer.

“Përfituesit që kthehen nga jashtë këtë vit mund të marrin deri në 27 mijë euro. Ndërsa për ata që zhvendosen brenda vendit, shuma arrin në 23 mijë euro,” shpjegon Ivana Mehle, zëvendësdrejtore e HZZ-së.

Nga Ministria e Demografisë theksojnë se për të kthyert ka edhe masa të tjera: përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat për pesë vjet, si dhe programe për strehim.

“Me projektligjin për strehimin në zonat e mbështetura, edhe kroatëve që kthehen u mundësohet qasje në fondin e banesave, çka është një hap shumë i rëndësishëm,” tha Ivana Perkušić, drejtore e Departamentit për Migracion në Ministri.

Sipas të dhënave zyrtare, çdo vit në Kroaci kthehen rreth 10 mijë kroatë nga diaspora.

Burimi i lajmit: Index.hr

Share This:

Tags: Kroacia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
Lajme

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të

26 July 2026
Futboll

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”,

26 July 2026
Kulturë

Sunny Hill Festival publikon agjendën zyrtare për

26 July 2026
RELATED Stories for you
Futboll Kampionati Botërorë Sport

Portugali – Kroaci: Përballja e Ronaldos dhe

2 July 2026

Nuk është vetëm një ndeshje eliminatore. Portugalia dhe Kroacia përballen sonte në një duel

Kulturë Lajme Muzikë

Pas kritikave për mosdhënien e pikëve Kroacisë,

17 May 2026

Këngëtarja dhe kompozitorja Aleksandra Kovaç, e cila këtë vit kryesoi jurinë profesionale të Serbisë

Ciceroni Featured Kuriozitete Lajme

Nis takimi trelateral i mbrojtjes mes Shqipërisë,

11 February 2026

Ka nisur takimi trelateral mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, me fokus thellimin e bashkëpunimit

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.