
Hyseni: Aneksi i ri i objektit do të përmirësojë kushtet për zjarrfikësit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani, zhvilluan një takim me ekipin e zjarrfikësve të Gjilanit.

“Biseduam për projektet e realizuara deri më tani: nga shkallët hidraulike, veturat e reja, sistemi i ngrohjes deri te sistemi i avancuar i komunikimit, si dhe investime të tjera që kanë përmirësuar dukshëm kushtet e punës,” tha Hyseni.
Ai theksoi gjithashtu se gjatë takimit diskutuam edhe për sfidat e mbetura dhe për finalizimin e aneksit të ri të objektit, i cili do të mundësojë kushte më të mira për ekipin e zjarrfikësve të qytetit.
