Friday 9 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Super spektakli vazhdon në Prizren

Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje me Xabi Alonson

Imami i Qabesë fal namazin në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, BIK publikon fotot

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti delegacionin e Parlamentit Evropian të kryesuar

Kosovare Asllani në garë për t’u shpallur më e mira në Championship të Anglisë

LDK nis mbledhjen e nënshkrimeve, do t’i kërkohet ZRRE’së anulimi i vendimit për shtrenjtimin e

Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA

Vera 2025: ATK-ja u bënë thirrje këngëtarëve që ta paguajnë tatimin

Enver Hasani: Duhet të hiqet pragu zgjedhor që të mos ketë ngërçe

Komuna e përkushtuar në avancimin e gruas dhe përfshirjen e barabartë për të gjithë

 “Hidromorava” fton konsumatorët borxhlinj t’i shlyejnë borxhet ndaj kompanisë
Lajme

“Hidromorava” fton konsumatorët borxhlinj t’i shlyejnë borxhet ndaj kompanisë

24 August 2023 0 Comment 7 min read

AA

Përfaqësues të Kompanisë Rajonale për ujë KRU “Hidromorava”, i kanë bërë ftesë konsumatorëve, të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga kjo kompani e që kanë obligime, që t’i shlyejnë ato, për të mos pasur nevojë që kompania të ndërmerre masa, si me ndërprerje të lidhjes së shërbimit nga rrjeti i  ujësjellësit, inicimi i procedurës përmbarimore si dhe inicimi në organet gjyqësore.

Rina Ahmeti, zëdhënëse e KRU “Hidromorava”, Granit Sylejmani, menaxher i Divizionit për Shërbime me Konsumatorë si dhe Valon Maliqi, menaxher i Divizionit Komercial në KRU “Hidromorava”, përveç ftesës për shlyerje të obligimeve thanë se do të ndërmarrin masa edhe ndaj keqpërdoruesve të ujit dhe ndaj atyre që janë kyçur ilegalisht.

“Sot, duke u bazuar në të gjitha vendimet e autoritetit rregullativ të ujit do të adresoj disa çështje të rëndësishme që kanë ndikim të madh në kompaninë tonë, fjala është për borxhet ndaj kompanisë, kyçjet e paligjshme në sistemin e ujësjellësit si dhe për keqpërdoruesit e ujit. Si përfaqësuese e kompanisë, në emër të Kryeshift ekzekutiv Ymer Salihu dhe të anëtarëve të bordit dhe menaxhmentit, i bëjë thirrje të gjithë konsumatorëve të cilët kanë detyrime financiare apo borxhe të grumbulluara ndaj kompanisë, të vijnë gjatë javës dhe të kryejnë obligimet e tyre për ujin e harxhuar, përndryshe kompania është e detyruar që të marr masa duke ju referuar nenit 4. te rregullorës për politika dhe procedurat për menaxhimin e borxheve”, ka thënë zëdhënësja Rina Ahmeti.

Ajo përmendi me këtë rast masat që mund të ndërmerren si me ndërprerje të lidhjes së shërbimit nga rrjeti i ujësjellësit, inicimi i procedurës përmbarimore si dhe inicimi në organet gjyqësore.

Ahmeti tha se përveç thirrjeve individuale që kanë bë gjatë gjithë kohës duke i ftuar që të kryejnë pagesat të rregullta me mundësi të riprogramimit të borxhit për kryerjen e obligimit me këste, kanë dërguar edhe vërejtje për mos pagesën e ujit, andaj edhe sot i bëjnë thirrje publike të gjithë konsumatorëve individual, bizneseve si dhe institucioneve publike që kanë borxhe të mëdha ndaj kompanisë të kryejnë obligimet financiare sepse nga sot ne fillojnë aksionin intensive për shkyçje nga ujësjellësi duke filluar nga bizneset e tutje.

“Është koha që të reflektojmë dhe është shumë e rëndësishme që të jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e pagesës së faturave të ujit në kohë. Uji është një burim i çmuar, dhe është përgjegjësia jonë e përbashkët të sigurojmë që të gjithë të kenë qasje në këtë burim të vlefshëm për jetën tonë. Kompania e ujësjellësit Hidromorava ndërmerr përpjekje të mëdha për të siguruar furnizimin e qëndrueshëm të ujit dhe duke e pasur parasysh koston e lartë të trajtimit të ujit, pagesa e faturave është thelbësore për të mbështetur këtë infrastrukturë, pasi te gjitha te hyra shpenzohen për nevoja të kompanisë, prodhimin e ujit si dhe shpërndarjen e ujit tek konsumatorët”, ka thënë Ahmeti.

Zëdhënësja e Hidromoravës shtoi tutje se duke paguar faturat e ujit në kohë, duke raportuar çdo kyçje të paligjshme dhe duke mos e keqpërdor ujin e pijshëm, do të kontribuojmë në sigurimin e një burimi të qëndrueshëm të ujit dhe do te krijohet stabilitet dhe mundësi që kompania të siguroj furnizim të qëndrueshëm të ujit për të gjithë përdoruesit.

Edhe Granit Sylejmani, Menaxher i Divizionit për Shërbime me Konsumatorë foli për rëndësinë e shlyerjes së obligimeve për të mirë të përgjithshme, derisa foli  edhe për humbjet e ujit si dhe keqpërdorimet dhe kyçjet ilegale, për të cilat tha se kompania nuk do të ketë tolerime por se do të shtohet edhe më shumë inspektimet dhe se, sipas ligjit, do të ndërmerren veprime ndaj tyre, transmeton 2LONLINE.com.

Po ashtu ai tha se edhe furnizimi me ujë është i mirë pasi kemi  pasur edhe gjendjen e mirë në pendën e Përlepnicës, përkundër që në këto muaj, kur kemi  pasur edhe bashkatdhetarët tanë në pushime, ishte shtuar konsumi i ujit, ndërsa foli edhe për investime në rrjet dhe projekte të tjera që parashihen në përmirësim të kushteve në infrastrukturë, por edhe të furnizimit të qytetarëve me ujë të pijshëm.

Valon Maliqi, menaxher i Divizionit Komercial në KRU “Hidromorava”, në fjalën e tij u ndalë me tepër te borxhet, që sipas tij i ka amvisëria, bizneset por edhe disa institucione publike. Edhe ai kërkoi shlyerjen e këtyre borxheve, që ka rëndësi për funksionimin e mirë të kompanisë dhe me këtë edhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për konsumatorë.

Sipas tij, me institucione publike nuk ka probleme pasi ata ose paguajnë në peirudha të caktuara (tremujore),  si dhe në fundvit i kryejnë obligimet, por se ai kërkoi sidomos nga bizneset, ato të jenë të përgjegjshme dhe të shlyejnë obligimet, por edhe konsumatorët individual.

Edhe Maliqi bëri me dije se nëse konsumatorët nuk i përgjigjen thirrjes për shlyerje të borxheve do të fillohet me shkyçje, por edhe me masa tjera. 

Burimi i lajmit: /2LONLINE – Video: TV Gjilani & 2lonline

Share This:

Tags: Granit Sulejmani Hidromorava Rina Ahmeti Valon Maliqi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kulturë

LSHK-së dhe Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërise,

9 May 2025
Futboll

Ekipi i futsallit i Policisë së Kosovës,

9 May 2025
Lajme

Super spektakli vazhdon në Prizren

9 May 2025
Futboll

FFK shpërndan Licencat C për trajnere 

9 May 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Hyseni: Rina Ahmeti i është bashkuar ekipit tonë

25 October 2024

Kryetari i Komunës, Alban Hysnei, përmes një postimi në faqen e tij, ka njoftuar

Lajme

KRU Hidromorava njofton konsumatorët për ndërprerjen e

6 October 2023

Përmes një njoftimi public në faqen e saj, Kompania rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” ka

Lajme

KRU Hidromorava – Viti: – Ekipet po

19 September 2023

KRU Hidromorava në Gjilan, dega në Viti, ka njoftuar konsumatorët se janë duke punuar

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.