Wednesday 17 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kandidatja për anëtare të KGJK-së, Gentiana Haziri, merr 11 vota, të pamjaftueshme për vazhdimin e

Ndalohen tre persona nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mes tyre një noter nga

Me aktivitete të ndryshme u shënua Dita e Çlirimit të Gjilanit

Komuna e Vitisë dhe projekti AQH investojnë në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Viti dhe

Kuvendi i Gjilanit mban seancë solemne për nder të 27-vjetorit të çlirimit

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti seancë të jashtëzakonshme, miratohet bartja e mjeteve nga të hyrat

Kamenicë: Mbahet konsultimi publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

IKD: KPM po cenon seriozisht lirinë e mediave, po merr kompetenca që nuk i takojnë

Trishtim në Gjilan: Ndahet nga jeta afaristi i njohur Gazmend Alidemi – “Gazi”

Gjilan: Inspektorët gjobisin dy kompani për ndotjen e rrugëve me beton

 Haradinaj: Dola nga takimi sepse Kurti mbante ligjërata, s’tregoi pse ka prishur raportet me ShBA
Lajme

Haradinaj: Dola nga takimi sepse Kurti mbante ligjërata, s’tregoi pse ka prishur raportet me ShBA

8 November 2022 0 Comment 6 min read

AA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe liderët e opozitës.

Takimi i tij zgjati pak minuta, dhe për këtë Haradinaj me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se është detyruar ta lëshojë takimin për shkak se siç thotë ai Kurti mbante ligjerata dhe nuk tregonte arsyen e prishjes së raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo për Haradinajn është e papranueshme.

Mobileria “Te Blertoni” – Tani me lokacion të ri! – Rr. Adem Jashari, përballë Muzeut, pranë postës së madhe – Gjilan

“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre.

Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë”, ka shkruar ai.

Takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe liderëve opozitarë ka filluar në orën 8:00 të cilin është paraparë të diskutohet për situatën e fundit në veri të vendit.

Të gjithë partitë opozitare i janë përgjigjur ftesës për takim nga Kreu i Qeverisë së Kosovës, Kurti.

Ndryshe, të hënën, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me situatën aktuale në veri të vendit, për të cilën, PDK-ja ka ngritur shqetësimet e saj.

Sipas Krasniqit, dorëheqjet e fundit të Listës Serbe e të zyrtarëve policorë e punonjësve në sistemin e drejtësisë nga institucionet e Kosovës, përbëjnë akt të paprecedent dhe krijojnë një situatë problematike për Kosovën.

“Zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit janë shumë shqetësuese dhe cenojnë funksionimin, stabilitetin dhe sovranitetin e shtetit tonë. Në këtë situatë, ku epilogu është i paqartë e rreziku i përshkallëzimit është evident, komunikimi dhe harmonizimi i veprimeve të institucioneve dhe të gjithë akterëve politikë është i domosdoshëm”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që të ketë harmonizim të veprimeve me opozitën dhe gjithë spektrin politik, dhe po ashtu, të ketë koordinim edhe me aleatët ndërkombëtarë.

Ndërsa, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se në skenarët e “satelitëve të Serbisë” që për qëllim kanë dështimin e marrëveshjes së planit franko-gjerman është kyqur dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkaq, Kurti, në lidhje me situatën në veri të vendit, në një konferencë për media ka thënë se nuk bëhet fjala për targa të automjeteve, as për suspendimin e Nenad Gjuriqit, por për refuzimin që Serbia i ka bërë nismës së Berlinit e Parisit.

“Serbia duhet ta kamuflojë këtë refuzim që i ka bërë Evropës dhe ShBA-së, cfarë po ndodh tani shpjegohet me përpjekjen e Beogradit, për ta ambalazhuar nismën franko-gjermane”, ka deklaruar Kurti në një konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas Kurtit, Serbia qartazi është e interesuar për të sabotuar dialogun dhe cfarëdo marrëveshje, pasi është në koordinim me grupet ilegale serbe.

Share This:

Tags: Haradinaj
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Kandidatja për anëtare të KGJK-së, Gentiana Haziri,

17 June 2026
Lajme

Ndalohen tre persona nën dyshimin për keqpërdorim

17 June 2026
Kulturë

Koncert artistik me flaut dhe piano në

17 June 2026
Lajme

Me aktivitete të ndryshme u shënua Dita

16 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Haradinaj: Agim Ramadani, së bashku me Sali

11 April 2026

Ramush Haradinaj ka kujtuar në akademinë përkujtimore kushtuar Heroit të Kosovës, Agim Ramadani, trimërinë

Lajme

Haradinaj për Limajn: E ka problem me

7 May 2025

07 May, 22:00 – Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur hapur zhgënjimin e

Lajme

Haradinaj u premton grave: 1500 euro për

10 January 2025

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.