Wednesday 16 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Hapet Ekspozita “Retrospektivë” e piktorit Zeqirja Rexhepi

Morina Bunjaku: Në Gjilan, besojmë se nuk ka demokraci pa barazi dhe pa përfaqësim të

Hagë: Sot vendimi për mocionin e mbrojtjes në rastin Thaçi dhe të tjerët

Specialja shpall sot vendimin për mocionin e Mbrojtjes në rastin “Thaçi dhe të tjerët”: Deliu:

Parashikimi i motit për të mërkurë, 16 korrik 2025

Mundësi për reshje, parashikimi i motit për nesër

Eskalojnë zjarret në Tugjec të Kamenicës, reagon nënkryetari Faton Jakupi: “Situata paraqitet serioze por tashmë

Ja si mund ta shihni – FC Drita del me njoftim për transmetimin e ndeshjes

Zbulohet formacioni më i mirë i Kupës së Botës për Klube

Elon Musk publikon një hartë të natalitetit në Evropë, në të Kosova renditet me normën

 Hapet Ekspozita “Retrospektivë” e piktorit Zeqirja Rexhepi
Lajme

Hapet Ekspozita “Retrospektivë” e piktorit Zeqirja Rexhepi

16 July 2025 0 Comment 8 min read

AA

Është hapur ekspozita e piktorit shqiptaro-kanadez që jeton dhe vepron në Kanada, Zeqirja Rexhepi, në Galerinë e Arteve.

Kjo ekspozitë realizohet në kuadër të 45 vjetorit të krijimtarisë së piktorit dhe 70 vjetorin e lindjes.

Ajo shpërfaq imazhe nga rrugëtimi që përjetoi, si dhe bashkatdhetarët e tij, të cilat vepra zhvillojnë dhe eksplorojnë vuajtjet, dhimbjet, po edhe shpresat për një të ardhme të ndritur.

Kuratori e kësaj ekspozite, profesori Avni Behluli, tha se nëpërmjet pikturës krijuesi, shpërfaqi më së miri vlerat kombëtare, gjithandej globit.

“Veprimtaria e tij në pikturë shquhet me punën e tij me veprat që kanë lënë gjurmë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon e Kanada e vende tjera”, tha Behluli.

Profesori shtoi se pas dy dekadave e gjysmë krijuesi sjell në vendlindje ekspozitën personale, duke shkrirë në të një pjesë të jetës, dhimbjes e shpresës, ankthit e gëzimit, shprehur përmes ngjyrave të shpirtit , me figura e simbole, metafora e elemente përcjellëse.

“Hapja e ekspozitës në Gjilan, është një sihariq për artdashësit dhe dëshmi e kujtesë për gjeneratat e ardhshme”, tha kuratori Avni Behluli.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, tha se është kënaqësi dhe nder i veçantë që në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit, t’ju përshëndes në hapjen e ekspozitës “Penelatat nga tej’oqeani” të artistit shqiptaro-kanadez, Zeqirja Rexhepi.

Sipas saj kjo ekspozitë retrospektive nuk është vetëm një përmbledhje e veprave artistike, por një rrëfim i fuqishëm vizual për udhëtimin shpirtëror, jetësor dhe identitar të autorit dhe të bashkëkombësve tanë në mërgatë.

“Është një reflektim mbi vuajtjet, mallin, shpresat dhe forcën që mban lidhjet e palëkundura me vendlindjen. Gjilani sot ndjehet më afër Kanadasë, falë artit që s’ka kufij. Falë një biri të këtij qyteti që, edhe pse larg në kilometra, kurrë nuk u largua në ndjenja dhe në përkushtim për kulturën shqiptare”, tha Morina Bunjaku.

Nënkryetarja theksoi se ekspozita është pjesë e programit vjetor të komunës për promovimin dhe përkrahjen e krijimtarisë artistike dhe është dëshmi e qartë se arti ynë ka zë, ka fuqi dhe ka vend në skenën ndërkombëtare.

Në emër të komunës, Morina Bunjaku falënderoi piktorin Zeqirja Rexhepi për rikthimin simbolik në vendlindje përmes penelit të tij dhe për kontributin që ai po jep në ruajtjen e identitetit dhe shpirtit tonë kulturor kudo në botë.

“Përjetojeni këtë ekspozitë me ndjeshmëri dhe respekt, sepse çdo pikturë këtu flet më shumë se mijëra fjalë”, tha nënkryetarja.

Zëvendës ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, lavdëroi punën e krijuesit Rexhepi, gjithandej botës dhe falënderoi atë për prezantimin edhe tej oqeanit.

Veprimtari Bujar Nevzati, në emër të qytetarëve të Përlepnicës uroi ditë të veçantë, kur miku ynë Zeqirja Rexhepi, pas 26 vitesh në mërgim, hap ekspozitën përmbledhëse “Retrospektivë”.

“Ndjej krenari dhe emocion të veçantë si bashkëvendës e mik i tij. Kjo ekspozitë nuk është thjesht një paraqitje veprash artistike, por një udhëtim i thellë shpirtëror e estetik që kapërcen kufijtë e kohës dhe hapësirës.”, tha Nevzati.

Më tej ai shtoi se nëpërmjet pikturave, vizatimeve dhe veprave të krijuara ndër vite, Zeqa na fton në një rrugëtim që pasqyron jo vetëm zhvillimin e tij si artist, por edhe dhimbjen, dashurinë dhe përkushtimin për vendlindjen, për kulturën, për artin dhe për njerëzit.

Sipas tij gjatë 45 viteve krijimtarie, ai ka dëshmuar se arti i tij është jo vetëm profesion, por edhe mision shpirtëror.

“Zeqirja Rexhepi ishte dhe mbetet një artist i vërtetë, valltar me shpirt të lirë, aktivist i palodhshëm dhe mbi të gjitha – një njeri i rrallë, i dashur për të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Qëndrimi i tij i përulur, energjia e tij pozitive dhe dashuria për njerëzit janë po aq frymëzuese sa edhe veprat që ai krijon. Në këtë jubile të dyfishtë 70 vite jetë dhe 45 vite krijimtari, i uroj shëndet, frymëzim të pashtershëm dhe suksese të mëtejme në rrugën e artit”, tha Bujar Nevzati.

Dom Lush Gjergji, tha se Zeqa, që nuk diti të ndalet e ndihmojë të gjithë ata krijues, të rinj e të reja, që kërkuan ndihmën e tij.

“Është fat i madh që kemi një njeri, një personalitet dhe një krijues si Zeqirja Rexhepi” tha Gjergji.

Ai që mblodhi gjithë këta pjesëmarrës, piktori Zeqiria Rexhepi, the se ndihet shumë i lumtur dhe krenar që ekspozita e tij u pritë mirë nga publiku.

“Tepër jam i emocionuar dhe krenar sepse mora zemrat e krejt krijuesve dhe të profesionistëve të cilët folën në superlativ për mua dhe punimet”, tha Rexhepi.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 28 korrik.

Share This:

Tags: DKRS
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Uncategorised

UKZ mbajti sot provimin pranues në nivelin

16 July 2025
Lajme

Hapet Ekspozita “Retrospektivë” e piktorit Zeqirja Rexhepi

16 July 2025
Lajme

Morina Bunjaku: Në Gjilan, besojmë se nuk

16 July 2025
Uncategorised

Copenhagen shkruan për Dritën – Gjithçka që

16 July 2025
RELATED Stories for you
Lajme Marketing Njoftime Shpallje

Komuna e Gjilanit – Thirrje Publike –

30 September 2024

Komuna e Gjilanit – Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini e Sport – Gjilan. DKRS-së

Kulturë Marketing

Komuna e Gjilanit – DKRS – Thirrje

1 March 2023

THIRRJE PUBLIKE Për mbështetje financiare publike të individëve dhe OJQ-ve në projektet me aktivitete

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.