Thursday 27 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Drita – Shkëndija, sot luhet super ndeshja e klubeve shqiptare në Ligën e Konferencës

Profesori Urtak Hamiti përfaqëson UKZ-në në Konferencën Ndërkombëtare “StartUpMorocco SUM25” në Casablanca

Hamza: PDK gati për 28 dhjetorin – VV e çoi vendin në krizë

Hyseni: Gjilani, njësoj si kryeqyteti, po përballet me problemin e buxhetit të pa miratuar

LVV-ja e nominon Albin Kurtin për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit

FSK nesër hap dyert për qytetarët

“Pako e presidentes”, Abdixhiku tregon propozimin që bëri për çështjen e buxhetit të komunave: Nuk

“Ishim të gatshëm ta votonim”, Murati-Abdixhikut: Kjo është tallje me qytetarët

Kurti shtroi drekë për Prattipatin dhe stafin e Ambasadës Amerikane

UKZ organizon diskutim me Zëvendësministren në detyrë Liza Gashi mbi fuqinë e diplomacisë së diasporës

 Hamza: PDK gati për 28 dhjetorin – VV e çoi vendin në krizë
Lajme

Hamza: PDK gati për 28 dhjetorin – VV e çoi vendin në krizë

27 November 2025 0 Comment 6 min read

AA

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në një intervistë të gjerë mbrëmë në “Rubikon” ka deklaruar se udhëheqja e Partisë Demokratike të Kosovës është nderi më i madh i jetës së tij, por edhe përgjegjësi që e ka marrë me seriozitet të plotë.

Ai tha se PDK është e përgatitur për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar se kjo situatë ishte e paralajmëruar që nga qershori, pasi sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje, partia që doli e para në zgjedhjet e kaluara nuk tregoi vullnet për të krijuar institucione, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Hamza foli edhe për garën në Mitrovicë, duke sqaruar se vetë nuk ka qenë kandidat, por ka përgatitur një ekip të ri që e quajti të jashtëzakonshëm.

Ai theksoi se PDK ka arritur rezultatin më të mirë ndonjëherë në këtë komunë. Megjithatë, ngriti dyshime mbi integritetin e procesit zgjedhor, duke përmendur lëvizjet e shumta të veturave natën e zgjedhjeve.

“Mendoj që ka pasur veprime të cilat e kanë cenuar dhe e kanë dëmtuar kredibilitetin dhe integritetin e procesit zgjedhor. Kanë ndikuar në rezultat zgjedhor. Nëse veç ka prezencë të institucioneve dhe involvim të institucioneve në një proces zgjedhor dhe në orët e natës, apo orët e hershme të mëngjesit, pastaj numër i madh i veturave që qarkullojnë gjithë natën 01, Mitrovica është e bukur është mikpritëse, por shumë vetura bash natën e zgjedhjeve, lë shumë hapësirë për të diskutuar”, u shpreh Hamza.

Lideri i PDK-së komentoi edhe raportet mes Ramiz Lladrovcit dhe Sami Lushtakut, duke nënvizuar se Lladrovci mbetet pjesë e PDK-së dhe se së bashku do të synojnë ta rikthejnë partinë në krye të Qeverisë. Ai premtoi maksimizim të votës sidomos në Drenas, ku pret rezultat të ngjashëm me rreth 20 mijë votat e zgjedhjeve të fundit.

Për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, Hamza u shpreh optimist për një vendim lirues, duke e cilësuar këtë të rëndësishëm për historinë, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. Nëse ata kthehen në politikë, tha ai, mbeten pjesë e PDK-së.

“Unë jam optimist që po vjen fundi i këtij procesi, që vendimi do të jetë lirues, që ata të lirohen prej kësaj barre, është tepër e rëndësishme kjo jo vetëm për historinë e Kosovës, por edhe për të tashmen e të ardhmen e Kosovës”.

“Ata nëse kthehen dhe angazhohen në politikë, ata janë në Partinë Demokratike të Kosovës, ata s’kanë ndërruar parti”, u shpreh Hamza.

Hamza sqaroi gjithashtu se Memli Krasniqi nuk do të kandidojë, pasi ka marrë përgjegjësi të gjera organizative, dhe paralajmëroi se emri i numrit dy të listës zgjedhore do të bëhet publik brenda javës së ardhshme.

Në fund, kreu i PDK-së kritikoi faktin që fituesi i zgjedhjeve të kaluara nuk arriti të formojë qeverinë, duke e quajtur këtë si një proces të planifikuar për të krijuar bllokadë. Ai theksoi se krijimi i institucioneve kërkon partneritet dhe ndarje të pushtetit, sidomos kur një parti nuk ka shumicë të vetme për të qeverisur.

“Unë mendoj se kjo është e planifikuar që të mos bëhet Qeveria, të gjitha veprimet kanë shkuar në këtë drejtim. Përndryshe është hera e parë që votohet kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës pa marrëveshje politike”, tha ai.

Share This:

Tags: Gjilan PDK
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Drita – Shkëndija, sot luhet super ndeshja

27 November 2025
Lajme

Profesori Urtak Hamiti përfaqëson UKZ-në në Konferencën

27 November 2025
Lajme

Hamza: PDK gati për 28 dhjetorin –

27 November 2025
Lajme

Hyseni: Gjilani, njësoj si kryeqyteti, po përballet

27 November 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Hyseni: Gjilani, njësoj si kryeqyteti, po përballet

27 November 2025

Edhe Komuna e Gjilanit, po vazhdon të ketë problem me buxhetin, si shkak i

Lajme

Vrasja e 29 civilëve shqiptarë: Aktakuzë ndaj

24 November 2025

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj D.N. për krime lufte kundër popullsisë

Featured Lajme

Gjilan: Ka ndërruar jetë krijuesi letrar e

22 November 2025

Në moshën 61-vjecare ka ndërruar jetë gazetari e publicisti, njëherit krijuesi letrar e publicistik,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.