
Halil Kastrati është shpallur “Qytetar Nderi i Komunës së Kamenicës”, në një ceremoni të organizuar nga institucionet komunale.
Titulli iu nda për kontributin e dhënë në fushën e ndihmës sociale, përmes ndërtimit të mbi 20 shtëpive për familje në nevojë në territorin e Kamenicës, si dhe për projektin aktual të ndërtimit të një kuzhine për përgatitjen e mbi 20 mijë shujtave ditore për institucionet arsimore.

Në fjalën e tij, Kastrati theksoi se ky vlerësim i atribuohet të gjithë atyre që kanë mbështetur dhe kontribuar në realizimin e këtyre projekteve.
Vendimi për ndarjen e titullit është marrë nga Kuvendi Komunal, me propozim të kryetarit të komunës, Kadri Rahimaj.
