Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madhi nxënësve u

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e Meritës së Lartë të Komunës së Preshevës

 Gjykata urdhëron Universitetin e Mitrovicës të pezullojë zbatimin e vendimit, me të cilin Nurtene Deva u zgjodh rektore
Lajme

Gjykata urdhëron Universitetin e Mitrovicës të pezullojë zbatimin e vendimit, me të cilin Nurtene Deva u zgjodh rektore

6 April 2024 0 Comment 11 min read

AA

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka marrë vendim për caktimin e masës së përkohshme, duke urdhëruar Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” të pezullojë zbatimin e vendimit, me të cilin Nurtene Deva më 22 mars 2024 u zgjodh rektore.

Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se Gjykata e aprovoi si të bazuar propozimin e paditësit/propozuesit të sigurimit Izet Zeqiri, të ushtruar ndaj vendimit të Këshillit Drejtues. Zeqiri, ishte në garë për rektor në këtë Universitet.

Në krye të Universitetit, më 22 mars 2024 u zgjodh Nurtene Deva, e cila në shtator të 2022-ës, u dënua me 800 euro gjobë për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në arsyetimin e aktvendimit të Themelores, të marrë më 4 prill 2024, thuhet se Izet Zeqiri më 2 prill ka ushtruar padi kundër të paditurit- kundërshtarit të sigurimit Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, për anulimin e vendimit të 20 marsit 2024 të Këshillit Drejtues të UIBM, me propozim për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë, me qëllim pezullimin e zbatimit të këtij vendimi, me të cilin është zgjedhur rektore Nurtene Deva.

Paditësi/propozuesi Zeqiri, ka pretenduar se përzgjedhja e rektores është bërë në mënyrë të kundërligjshme. Sipas tij, përzgjedhja e Devës u bë në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë, Statutit të Universitetit, si dhe Rregulloren mbi Punën e Këshillit Drejtues të Universitetit.

Zeqiri, në propozim ka theksuar se futja e Nurtene Devës në listën e kandidatëve për rektor është e kundërligjshme, diskriminuese dhe cenim i barazisë para ligjit.

“…pasi që unë dhe dy kandidatë të tjerë kemi dorëzuar dokumentacionin e kërkuar sipas kritereve të konkursit (duke përfshirë edhe vërtetimin nga giykata se nuk jemi të dënuar dhe vërtetimin mbi përvojën menaxheriale ndërsa Nurtene Deva këtë gjë nuk e ka bërë), mirëpo përsëri Këshilli Drejtues e ka futur në listën e kandidatëve për rektor paraqet situatë diskriminuese ndaj kandidatëve të tjerë me ça është cënuar rëndë parimi i barazisë para ligjit”, thuhet në arsyetimin e aktvendimit.

Pas shqyrtimit të propozimit për masë të përkohshme të sigurimit dhe analizimit të provave materiale, gjykata erdhi në përfundim se propozimi i palës paditëse është i bazuar dhe se kjo kërkesë ishte e besueshme me anë të provave në të cilat e ka mbështetur kërkesën.

“Nga leximi i Konkursit për përzgjedhjen e rektorit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë me numër protokolli 241 të datës 07.02.2024, rezulton se kërkesës për aplikim kandidatët duhet tia bashkangjesin këto dokumente: biografinë e shkurtër, certifikatën e lindjes, dokumentet e identifikimit, kopjen e diplomave apo dëshminë mbi përfundimin e studimeve pasuniversitare, vendimin/certifikatën apo ekuivalente të titullit akademik, përmbledhjen e përvojës akademike dhe përvojen menaxheriale në arsimin e lartë, dëshminë që nuk është i dënuar apo ndonjë vepër penale”, thuhet në vendim lidhur me provat me të cilat Zeqiri e bëri të besueshme kërkesën.

Gjithnjë sipas vendimit të Themelores, Komisioni Profesional për përcaktimin e listës për rektor në UIBM në pikën II të Raportit, ka konstatuar se tre nga kandidatët që garuan për rektor, i plotësojnë kushtet formale dhe kanë dorëzuar dokumentacionin sipas konkursit.

Po ashtu, thuhet se në atë Raport është konstatuar se kandidatja Nurtene Deva nuk i plotëson kushtet për arsye se në dosje mungon dëshmia nga gjykata kompetente se nuk është e dënuar për ndonjë vepër penale dhe se ajo ka sjellë vetëm dëshmi të Policisë, sipas së cilës vërtetohet se nuk ka dosje penale në Sistemin Informativ të Policisë.

Andaj, në vendimin e Gjykatës thuhet se Komisioni ia kishte propozuar Këshillit Drejtues listën e kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet formale për t’u zgjedhur rektor: 1). Prof.asoc. Ejup Fejza, 2) Prof.dr Izet Zeqiri dhe 3). Prof. Naser Pajaziti.

“Në dispozitivin e III-të pikën e 4-të të Raportit, Komisioni Profesional ka konstatuar se prof.dr Nurten Deva, ka thirrje akademike, përvojën në mësimdhënie dhe publikime shkencore, e njejta nuk asnjë dëshmi se është e angazhuar në ndonjë parti politike. E njejta ka përvojë menaxhuese, ngase në të kaluarën ka mbajtur pozitën e anëtares së Këshillit Drejtues të UIBM edhe pse për të njejtën nuk ka ndonjë dëshmi në dosjen e aplikimit (fizike apo elektronike) si dhe Drejtoreshë e Qendrës për Zhvillim dhe Edukim Profesional në UIBM. Në dosje i mungon edhe dëshmia nga Gjykata Kompetente se nuk është e dënuar për ndonjë vepër penale. Kandidatja ka sjellur vetëm dëshmi të policisë sipas së cilës vërtetohet se nuk ka dosje penale në Sistemin Informativ të Policisë së Kosovës”, thuhet në aktvendim.

Gjykata thekson se nga leximi i vendimit të 18 marsit 2024 të nxjerrë nga KD i UIBM, rezulton se KD në pikën e parë të dispozitivit ka aprovuar pjesërisht raportin e Komisionit Profesional për zgjedhjen e rektorit.

Aty thuhet se në pikën e dytë të këtij vendimi, është plotësuar Raporti i Komisionit dhe Deva është futur në listën e kandidatëve për rektor. Kurse, në pikën e tretë të vendimit thuhej se kandidatët që i plotësojnë kushtet formale dhe që do të ftohen për intervistë janë; Ejup Fejza, Izet Zeqiri, Naser Pajaziti dhe Nurten Deva.

“Në pjesën e arsyetimit të këtij vendimi, thuhet se Këshilli Drejtues vlerësoi se Raporti i Komisionit Profesional të Senatit për përzgjedhjen e kandidatëve për rektor duhet të plotësohet edhe me Prof. Nurtene Deva pasi që e njëjta ka sjellur dëshminë nga Policia lidhur me evidencën penale”, thuhet në aktvendim.

Gjykata Themelore në Mitrovicë më tej thekson se nga leximi i vendimit të 22 marsit 2024 të marrë nga Këshilli Drejtues, në pikën e parë të dispozitivit rezulton se Deva zgjedhet rektore e Universitetit “Isa Boletini”, kurse në pikën dy është përcaktuar se e emëruara ka të gjitha kompetencat e pozitës së rektores së këtij Universiteti të parapara me legjislacionin në fuqi.

Në pikën e tretë të vendimit, Gjykata potencon se është përcaktuar se Deva do ta ushtrojë funksionin e rektores në bazë të Ligjit për Arsimin e Lartë, Statutit dhe akteve normative të Universitetit, ndërsa pika katër e atij vendimi, përcakton se rektorja është zgjedhur për mandatin e mbetur deri më 30 shtator 2027, e pika e pestë përcakton se vendimi hyn në fuqi në ditën e miratimit.

Gjithnjë sipas vendimit të Gjykatës, në njoftimin e 22 marsit 2024 të lëshuar nga UIBM, rezulton se kandidati i suksesshëm nga konkursi i 7 shkurtit 2024 për zgjedhjen e rektorit është prof.dr. Nurten Deva, profesoreshë në Fakultetin e Gjeoshkencave në UIBM, ndërsa kandidatët e pakënaqur mund të hapin kontest në gjykatën kompetente në afat prej 15 ditësh nga dita e shpalljes së këtij njoftimi.

Andaj, Gjykata vlerëson se propozimi i Zeqirit për momentin është i bazuar për faktin se ekziston rreziku që pa caktimin e masës së përkohshme të sigurisë do të vështirësohet dukshëm realizimi i të drejtës së tij.

“Përkatësisht, ka konstatuar ekzistimin e rrezikut real se pa caktimin e masës së propozuar, se rektorja e zgjedhur me ushtrimin e kompetencave të përcaktuara në nenin 29 të Statutit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë do të ndryshohet gjendja ekzistuese në Universitetin “Isa Boletini”, thuhet në vendim.

Sipas Gjykatës, lidhur me propozimin për pezullimin e vendimit të 22 marsit 2024, ekziston rreziku se pa caktimin e masës pamundësohet apo vështirësohet dukshëm realizimi i kërkesës, e sidomos zbatimi i tij do të ndryshonte gjendjen ekzistuese të gjërave ose në ndonjë mënyrë tjetër do të ndikonte negativisht në të drejtat e propozuesit, respektimin e ligjit, me arsyetimin se Deva është zgjedhur në kundërshtim me konkursin.

“E duke qenë se qysh në fillim nuk janë respektuar procedurat ligjore për përzgjedhjen e kandidates për rektore, Gjykata vlerëson se e njëjta me ushtrimin e kompetencave të parapara me Statutin e UIBM do ti sillte dëme të pariparueshme edhe vet Universitetit, andaj gjykata vendosi si në pikën I të dispozitivit të këtij aktvendimi”, thuhet tutje në vendim.

Në fund, Themelorja thekson se vendosi si në pikën e dytë të dispozitivit në bazë të nenit 309, par.1 të LPK-së, i cili përcakton se “Masa e sigurisë e caktuar me vendim të gjykatës mbetet në fuqi derisa mos të jepet vendim tjetër mbi masën e sigurimit”.

Lidhur me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, “Betimi për Drejtësi” ka provuar të marrë një qëndrim nga kryesuesja e Këshillit Drejtues, Albana Rexha, mirëpo deri në publikimin e këtij raporti, nuk është përgjigjur.

Share This:

Tags: Universittei i Mitrovices
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Sport

Nga medaljet në vendimmarrje: Nora Gjakova bëhet

21 June 2025
Lajme

Përfundon pjesa e parë e Provimit të

21 June 2025
Lajme

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat

21 June 2025
Futboll

LAJMI I FUNDIT/ Milani arrin marrëveshje me

21 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.