Gjykata shtyn për nesër vendimin për Sali Berishën
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin(GJKKO) dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë marrjen e vendimit në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha.
GJKKO pritet të marrë një vendim ditën e nesërme në seancën që do të fillojë në orën 11:00.
Berisha u përfaqësua në seancë nga avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.
Kujtojmë që SPAK kërkoi arrest shtëpiak për Berishën, pasi ai nuk respektoi masën e mëparshme të detyrimit të paraqitjes.
Kërkesa u dërgua në gjykatë pasi SPAK mori autorizim nga Kuvendi, i cili votoi me 75 vota pro për heqjen e imunitetit të Berishës.
Ky i fundit e ka quajtur një sulm politik ndaj tij vendimin, teksa pritet ende një reagim në lidhje shtyrjen e vendimit për ditën e nesërme.