Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur lidhur me kërkesat e bashkuara në rastet KO72/26, të parashtruar nga kryeministri Albin Kurti në emër të Qeverisë, dhe KO74/26, të parashtruar nga Arbërie Nagavci dhe 30 deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, rreth kushtetutshmërisë së dekretit të datës 06.03.2026 të presidentes.
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit
Vjosa Osmani lidhur me shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.Gjykata ka vendosur njëzëri ta deklarojë kërkesën të pranueshme; ka konstatuar se dekreti i presidentes nuk prodhon asnjë efekt juridik; ka konstatuar se deputetët e Kuvendit të Republikës nga dita e hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi kanë tridhjetë e katër ditë për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së presidentit të Republikës; dhe ka konstatuar se në rast se Kuvendi dështon të zgjedhë presidentin brenda periudhës së përcaktuar në pikën III të dispozitivit të këtij aktgjykimi, Kuvendi shpërndahet ex constitutione, dhe për pasojë, zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të zhvillohen brenda dyzet e pesë (45) ditësh.
Gjithashtu, Kushtetuesja ka konstatuar se vendimi i Gjykatës për vendosjen e masës së përkohshme i 9 marsit 2026 shfuqizohet me hyrjen në fuqi të këtij aktgjykimi.Gjykata njofton se ky aktgjykim hyn në fuqi menjëherë.
