Friday 20 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ushtarë të Gardës së Idahos kthehen në SHBA nga misioni gati njëvjeçar në Kosovë, familjarët

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Komuna e Gjilanit, fillon me inseminimin artificial dhe vaksinimin e kafshëve

Shkruan: Avni Spahiu – Roli i intelektualit sot në Kosovë

Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Çfarë është “bomba bunker” me të cilën SHBA mund ta godasë Iranin?

Abdixhiku për pozicionin e VV-së: Është gabim trashanik për nivelin dijes politike që do të

Qeveria e Kosovës synon t’i ndërtojë dy ura të reja pranë urës kryesore mbi Ibër

Gjilan: Arbër Ismajli, uron kreun e KBI-së në Gjilan, Naim Aliu pas kthimit nga Haxhi

 Gjilani gjatë Luftës së Dytë Ballkanike më 1913
Lajme Opinione

Gjilani gjatë Luftës së Dytë Ballkanike më 1913

17 June 2023 0 Comment 10 min read

AA

Qëllimet e Luftës së Parë Ballkanike dhe të Aleancës Ballkanike, më së paku kishin qëllim çlirimin e popujve nga robëria osmane.

Kjo u pa shumë shpejt me fillimin e Luftës së Dytë Ballkanike, atëherë kur filluan luftërat mes aleatëve të deridjeshëm për të pushtuar sa më shumë toka të huaja. Serbia që nuk ia kishte arritur të dalë në det, kërkonte rishikimin e traktatit dhe kundërshtonte të tërheq trupat e saja nga Maqedonia Qendrore, që sipas marrëveshjes paraprake duhej t’i takonin Bullgarisë. Kjo bëri që mes Bullgarisë e Serbisë marrëdhëniet të tendoseshin së tepërmi.

Shkruan: Dr. Enver Sadiku

Bullgarët i denoncuan serbët si të pabesë dhe bukëshkelës e serbët iu kundërpërgjigjën, se Bullgaria nuk u kishte dhënë ndihmën për të cilën ishte e detyruar, dhe se nuk i ishte përmbajtur marrëveshjes së fshehtë rreth ndarjes së territoreve të pushtuara dhe se në Konferencën e Ambasadorëve në Londër kishte refuzuar të solidarizohet me Serbinë dhe të përfaqësojë kërkesat serbe për territoret në Perëndim të Sharrit.

Në këtë kohë në Kosovën e pushtuar nga serbët u vendos sundimi ushtarak. Serbia, që para botës mëtonte të paraqitej si shtet që kishte çliruar këtë vend nga Perandoria Osmane, kishte bërë që të figurojnë institucionet shtetërore administrative, por në praktikë për çdo gjë vendoste ushtria, e cila e kishte pushtetin faktik. Në këto rrethana, Gjilani me rrethinë u ndodh në një gjendje mjaft të vështirë. Regjimi serb, i cili qysh herët kishte filluar përgatitjet për një luftë të mundshme me Bullgarinë rreth Maqedonisë, synonte që edhe popullsinë e kësaj ane ta përdorte si forcë ushtarake. Kështu, përmes krijimit të njësive vullnetare, kishte mobilizuar një numër të madh ushtarësh nga të gjitha etnitë. Të gjithë ata që hynin në radhët e kësaj ushtrie gëzonin disa benificione, ndër të cilat ishin rrobat, sipas mundësisë, kapela ushtarake serbe (shajkaçen), të cilën shqiptarët nuk ishin të obliguar ta mbanin nëse nuk dëshironin. Ata që mobilizoheshin në ushtrinë serbe kishin të siguruar një bukë në ditë dhe paguheshin 0.50 para çdo ditë. Ata kishin po ashtu edhe të ardhura mujore, të cilat caktoheshin sipas gradës ushtarake. Në këto njësi si në Serbi, ashtu edhe në Kosovë e Maqedoni u inkuadrua vullnetarisht popullate serbe, por jo edhe popullata shqiptare, e cila në këto njësi u mobilizua me dhunë.[3] Marrje me dhunë të shqiptarëve në ushtrinë serbe ka pasur edhe në Karadak dhe gjithandej në viset e pushtuara, ku shqiptarët e marrë me dhunë ishin dërguar në Nish që të pranojnë të bëhen ushtarë të Serbisë e disa prej këtyre shqiptarëve nuk u kthyen kurrë në shtëpitë e veta.

Kjo formë e rekrutimit me dhunë të shqiptarëve nuk qe edhe shumë e suksesshme, gjë që shihet edhe nga ajo se në fund të majit 1913, organet shtetërore sollën në Ferizaj 1400 të mobilizuar nga Mitrovica e Gjilani, kurse nga Ferizaj me rrethinë mezi u mobilizuan 107 serbë e shqiptarë. Se këto trupa vërtet do të përdoreshin për qëllime të luftës kundër Bullgarisë, mund të shihet nga Raporti i Armatës së III, i 6 qershorit 1913, dërguar Komandës Supreme të Armatës Serbe, ku thuhej se në fillim të qershorit nga Kosova ishin dërguar në Veles 230 të mobilizuar, 65 i takonin besimit myslimanë (shqiptarë) e 165 të krishterë.

Si duket ushtria serbe nuk kishte besim në këto trupa, sidomos në ato ku kishte edhe shqiptarë, prandaj kërkesa e komandantit të Armatës së Tretë Bozhidar Jankoviq ishte e qartë. Njësitë e tilla nuk janë të përdorshme për ushtri, prandaj duhet të shpërbëhen, ngase jo vetëm që nuk janë të dobishme por mund të jenë shumë të dëmshme në kohë të luftës.

Në fund të qershorit 1913 filloi lufta mes Bullgarisë në njërën anë dhe Serbisë, Greqisë e Turqisë, e cila në fillim të gushtit 1913 përfundoi me humbje të Bullgarisë dhe përfitime territoriale të Serbisë, Greqisë e Rumanisë, ndërsa krerët shqiptarë tashmë të paorganizuar nuk mundën të shfrytëzonin rastin që të nisnin edhe njëherë luftën.

As pas përfundimit të Luftës së Dytë Ballkanike, qëndrimi i qeverisë së instaluar serbe ndaj shqiptarëve nuk ishte i drejtë, andaj popullsia shqiptare e priti me armë në dorë, që në shumë raste i kushtoi shumë shtrenjtë. Sistemi politik i Mbretërisë së Serbisë vendet e pushtuara nuk i konsideronte të barabarta në të drejta me popullsinë e Serbisë dhe se me atë popullsi në ato krahina për një kohë duhet sunduar me dekretligje të veçanta. Në këtë kohë kishte filluar edhe çarmatimi (yrfia) i popullatës dhe lidhur me këtë u dhanë shumë urdhëresa të llojeve të ndryshme, të cilat po ashtu aplikoheshin në mënyra të ndryshme, varësisht prej atij që i zbatonte. Në fillim të vitit 1913 u krijua një situatë e acaruar në mes regjimit pushtues serb dhe shqiptarëve, andaj malet mbusheshin me kaçakë të rinj, por edhe me ata që ktheheshin nga Shqipëria, të cilët nuk dinin për fatin e familjeve të tyre. Kaçakët dhe ata që ktheheshin nga Shqipëria, fillimisht silleshin rreth fshatrave të tyre nga të cilat furnizoheshin me ushqim e në rast nevoje mund të mbronin familjen nga policia e ushtria, të cilat me motivacionin e kërkimit të armëve keqtrajtonin popullsinë e pafajshme. Në Lubishtë, që i përkiste rrethit të Gjilanit, në prill të vitit 1913, trupat serbe kishin nisur një aksion për mbledhjen e armëve dhe siç njoftohej komanda supreme, të gjithë fshatarët ishin larguar në mal.

Në muajin mars të vitit 1913 organet ushtarake serbe në Kosovë bënë një regjistrim të përgjithshëm të popullatës e një ndër qëllimet e këtij regjistrimi ishte edhe mëtimi i Serbisë të dijë numrin e të rinjve për rekrutim ushtarak e tentohej të dihej edhe numri i atyre që gjendeshin jashtë shtëpive, që gjendeshin në mal dhe po i bënin rezistencë pushtetit.

Siç njoftojnë të dhënat e kohës, në territorin e qarkut të Prishtinës në të cilin bënin pjesë Llapi, Prishtina, Lipjani, Ferizaj, Gjilani, Vitia dhe Kamenica, rezistenca e popullatës ishte e madhe dhe një pjesë e popullit që nga hyrja e ushtrisë pushtetit nuk iu dorëzua kurrë. Edhe komanda e divizionit të Kosovës nga Prishtina e njoftonte komandën supreme se muajve të fundit ka pasur shumë raste që tregonin për qëndrim armiqësor dhe këmbëngulësi të shqiptarëve që në rastin më të volitshëm të nisnin sërish kryengritjen. Edhe në rrethin e Prishtinës, nëpër male silleshin 150-200 shqiptarë, të cilët kishin lënë shtëpitë e tyre dhe jetonin nëpër male, duke mos iu nënshtruar forcave serbe dhe duke pritur pranverën.

Në këtë kohë, sa më të mëdha që ishin ekspeditat serbe për grumbullimin e armëve, aq më e madhe ishte vendosmëria e popullsisë shqiptare për t’i ruajtur ato dhe këtë e pranonin edhe vetë oficerët serbë, sipas të cilëve përkundër operacioneve të shumta për çarmatimin e shqiptarëve, ata nuk kishin arritur që në tërësi ta kryenin këtë detyrë, por përkundrazi, shqiptarët numrin më të madh të pushkëve po i fshihnin kudo, duke i ruajtur ato për kohëra më të mira, andaj i kërkonin komandës supreme që aksioni për çarmatosjen e shqiptarëve të vazhdojë edhe më tej.

Sidomos gjendja u keqësua në verë të vitit 1913 dhe ndihej një shqetësim i madh i popullatës në të gjitha trevat shqiptare që manifestohej me tubimin e çetave kaçake, me formimin e çetave të reja në Kosovë, por edhe me kthimin e kosovarëve të ikur nga territoret e Shqipërisë. Tani ato grupe paraqiteshin më të organizuara dhe paralajmëronin popullin, po edhe armiqtë se së shpejti do të fillojë një kryengritje e përgjithshme jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoni.

Në lidhje me këto lëvizje në trevat shqiptare, njoftonte edhe shtypi i huaj, e posaçërisht ai austriak, që  shkruante se në Kosovë janë bashkuar të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh përkatësinë fetare të tyre në luftë kundër regjimit dhe në këto shkrime potencoheshin krimet e bëra të ushtrisë.

Pushtuesit serbë në forma të ndryshme bënë presion mbi popullatën e Gjilanit me rrethinë, duke u përpjekur që edhe shqiptarët t’i përfshijnë në njësitet e ashtuquajtura vullnetare në luftë kundër Bullgarisë. Organet e instaluara serbe tentuan edhe të përfitojnë krerët shqiptarë, duke u premtuar atyre benificione e paga, por që nuk ia arritën, ngase shqiptarët megjithëse ishin të pushtuar, ata kishin një ideal tjetër – çlirimin nga pushtuesit serbë.

Share This:

Tags: Kosova
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Ushtarë të Gardës së Idahos kthehen në

20 June 2025
Arte Pamore

Tri vrojtime për peshqit e Blerta Surroit

20 June 2025
Lajme

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh

20 June 2025
Lajme

Aktivitete javore në trafikun rrugor

20 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Instalacioni me fustanet e grave të dhunuara

19 June 2025

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, instalacioni i Alketa Xhafa-Mripës

Lajme

Franca dhe Gjermania: Dërgojeni draftin e Asociacionit

17 June 2025

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, theksoi se rruga e Kosovës drejt NATO-s dhe

Lajme

E Fundit: – EULEX-it i vazhdohet mandati

16 June 2025

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se nëpërmjet shkëmbimit të letrave me Bashkimin Evropian, është

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.