Gjilan-Viti: Gjobitet ngasësi i veturës për tejkalim të shpejtësisë
Gjilan, 02 tetor 2023 – Stacioni Policor Viti në kuadër të zbatimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në rrugën ‘’Kemail Azizi’’ në Viti.
Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzetë (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind (100) km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.