Thursday 26 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Në kuadër të Javës së Frankofonisë në UKZ u mbajt sesion informues për studime në

Muçi para ndeshjes me Poloninë: Synojmë fitoren historike, dua edhe golin

A do të luajë titullar Edon Zhegrova? Kjo ishte përgjigja e trajnerit Foda

Shkruan, kritike letrar e publisicti Emin Azemi: Sabit Rrustemi, ndërmjet poetikës së dashurisë dhe biografisë

“Vetëm dy hapa larg historisë” – Ademi motivon Dardanët para sfidës vendimtare për Botërorin 2026

Gjasat e Kombëtareve për të shkuar në Botëror, këto janë përqindjet e Kosovës e të

Presidentja Osmani mirëpret aktgjykimin e Kushtetueses dhe i bën thirrje deputetëve të veprojnë

Spiropali kujton 24 Marsin: “NATO mbrojti jo vetëm Kosovën, por kuptimin e vetes”

Delegacioni turk zbarkon në Gjilan – Ansambli “Gjilani” në qendër të bashkëpunimit kulturor

Abdixhiku pas vendimit të Kushtetueses: Përgjegjësia mbetet te shumica parlamentare, zgjidhje vetëm me marrëveshje politike

 Gjilan: Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, fillon vitin e ri akademik me pesë programe të reja në nivelin Master
Lajme

Gjilan: Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, fillon vitin e ri akademik me pesë programe të reja në nivelin Master

2 October 2023 0 Comment 4 min read

AA

Prorektori për çështje të Studentëve, Prof. Dr. Xhevdet Thaçi, ka njoftuar se ky vit akademik e gjenë UKZ-në me risi të shumëta, veçmas në nivelin e Studimeve Master, madje në disa programe.

“Në Universitetin “Kadri Zeka”, përveç studimeve Bachelor, organizohen prej vitesh edhe ato të nivelit  Master, madje nga viti 2018 e këtej, duke filluar me programin E-Qeverisje dhe Qeverisje Lokale. Ndërsa sivjet kemi paraqitur konkursin për pesë programe – Master, të cilat janë: Mësimdhënia në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Mësimdhënia dhe kurrikula, Juridiko Penal, E-Qeverisje dhe Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale. Numri i gjithëmbarshëm i studentëve që kanë aplikuar për t’u regjistruar në këto pesë programe është 185, ndërsa interesimi ka qenë i kënaqshëm. Kjo pasi janë pranuar gjithësej 190 kandidatë. Në disa prej programeve kemi pasur interesim më të madh, ku për një vend janë paraqitur 3 kandidatë, ndërsa në drejtimin Juridiko-Penal interesimi ka qenë relativ ngase për 25 vende janë paraqitur gjithsej 33 kandidatë. Ndërsa në e-Qeverisje dhe Sisteme të Kontrollit, kemi pasur interesim pak më të vogël, por edhe këtu nuk ka munguar”.

Prof. Thaçi vuri në pah edhe interesimin në rënie e sipër të studentëve nga Lugina e Preshevës, të cilët në të kaluarën kanë studiuar në numër relativisht të madh në Gjilan e Prishtinë, porse viteve të fundit, ata nuk shfaqin interesim, për arsye tashmë të ditura botërisht, shkaku i mosnjohjes së diplomave të arrira në studime në universitete e kolegje në Republikën e Kosovës.

“Për studentët e Luginës së Preshevës edhe më tej janë kuotat e garantuara, mirëpo sikurse viteve të më parshme edhe këtë vit numri i tyre është më i vogël. Kemi arritur të konstatojmë se arsyeja e interesimit të vogël të tyre për të studiuar në Gjilan lidhet pikërisht me faktin se akoma nuk pranohen diplomat nga Republika e Kosovës”.

Prof. Dr. Xhevdet Thaçi

UKZ, në një mënyrë apo tjetër është bërë një adresë interesimi e studimi edhe për studentë nga vise e regjione tjera të Republikës së Kosovës e më gjërë, pasi edhe këtë vit sikurse viteve të mëparshme ka pasur interesimi relativ, ka thënë prof. Thaçi.

“Në programin e-Qeverisje vazhdojmë të kemi studentë nga të gjitha viset e Kosovës, por edhe në Mësimdhënie Gjuhë dhe Letërsi ka pasur interesim. Pra, në përgjithësi, në të gjitha programet kemi një përfshirje jashtë regjionit të Gjilanit. Universiteti është i hapur për të gjithë, si për studentë nga jashtë territorit të Komunës së Gjilanit ashtu edhe për studentë që vijnë nga jashtë territorit i Repuublikës së Koosvës”, ka përfunduar Prof. Dr. Xhevdet Thaçi, në bisedën e zhvilluar enkas për TV Gjilani, në vigjilie të vitit të ri akademik 2023/2024.

Share This:

Tags: UKZ Xhevdet thaçi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Në kuadër të Javës së Frankofonisë në

26 March 2026
Kulturë

Naser Berisha me projektin më personal të

26 March 2026
Futboll

Muçi para ndeshjes me Poloninë: Synojmë fitoren

26 March 2026
Sport

Është pensionuar infermierja Sebahate Maliqi – Rukovci

25 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Në kuadër të Javës së Frankofonisë në

26 March 2026

Në kuadër të shënimit të Java e Frankofonisë në Kosovë, në Universitetin Publik “Kadri

Lajme

Gëzim, Paqe dhe Solidaritet – Urimi i

19 March 2026

Të nderuar studentë, staf akademik dhe administrativ të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, dhe qytetarë

Lajme

Studentët e Fakultetit të Edukimit realizojnë aktivitete

18 March 2026

Studentët e Fakultetit të Edukimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” vazhdojnë të dëshmojnë përkushtimin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.