Gjilan: – U mbajt trajnimi i parë njëditor rreth Ligjit të Punës në Gjilan
U mbajt trajnimi i parë njëditor rreth Ligjit të Punës në Gjilan.
Në sesionin trajnues në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës të grupeve vulnerabël në tregun e punës”, organizuar nga OJQ “Gruaja Hyjnore” në Gjilan, është mbajtur ligjëratë informuese në lidhje me ligjin e punës dhe barazinë gjinore.
“Nëpërmjet këtij sesioni trajnues, pjesëmarrësit u njoftuan me fjalë të kuptueshme rreth harmonizimit ligjit me Kontratën Kolektive, Ligji i Punës dhe Barazia Gjinore, diskriminimet në vende të punës”, thuhet në njoftim publik të faqes zyrtare në rrjete sociale të kësaj organizate.
OJQ Gruaja Hyjnore tanimë ka krijuar një traditë solide në Mbrotjtjen e të drejtave të Grave në Gjilan e gjetiu, duke e marrë kësisoji epitetin e OJQ-së lidere në edhe në Anamoravë e më gjërë.