
Gjilan: Shoqata e Enigmateve “Ndre Mjeda”, zgjodhi kryesinë e re!
Shoqata e Enigmateve “Ndre Mjeda”, zgjodhi kryesinë e re në mbledhjen e Kuvendit Zgjedhor të mbajtur sot, më 29 maj 2025, në ambientet e Bibliotekës së Qytetit “Fan S. Noli” në Gjilan.

Shoqata zgjodhi edhe BORD-in e vet prej 3 anëtaresh, në përbërje:
– Qazim Azizi
– Mediana Bislimi dhe
– Nevzad Isufi.

Kryesuese e BORD-it u zgjodh Mediana Bislimi.
Zgjedhja e strukturave udhëheqëse të Shoqatës u bë në formë të përzgjedhjes, ku në proces zgjedhor ishte e gjithë Kryesia prej shtatë anëtarësh.
Organet e reja të shoqatës u zgjodhën me shumice votash, si në vijim:
– Shemsedin Kryeziu – kryetar me mandat 4 vjeçar; Xhelal Selmani – sekretar dhe Rexhep Hasani – arkatar!
