Saturday 28 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive politike

Ekskluzive: Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë

Edhe pas një ore, liderët politikë ende në takim të mbyllur për ta zgjidhur bllokadën

“Me rrënjë në Kosovë, me ëndërra globale” – Intervistë me bashkatdhetaren nga Gjilani në Londër,

Kryesia e KF Kika qëndron në Zvicër, merr përkrahjen e bashkatdhetarëve Hogoshtas për klubin e

Kryetari Haliti në vizitë te banorët e prekur nga breshëri dhe furtuna

Gjilan: “Vdekje e dyshimtë!” – Policia: “Rasti është duke u hetuar”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka formuar komisionin komunal për evidentimin e dëmeve

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Shënohet sot festa e Vidovdanit, Policia me apel: Shmangni provokimet

 Gjilan: – Shkolla “Mehmet Isai” përgatit nxënësit për tregun e punës me programe ideale sipas kërkesave speciale
Lajme

Gjilan: – Shkolla “Mehmet Isai” përgatit nxënësit për tregun e punës me programe ideale sipas kërkesave speciale

27 June 2023 0 Comment 10 min read

AA

Shkolla e Mesme Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan po zhvillon aktivitete në dy fronte: në njërën anë kolegiumi i kësaj shkolle së bashku me menaxhmentin e nxënësit, është duke përmbyllur vitin shkollor 2022/2023, ndërsa paralelisht është duke zhvilluar aktivitete përgatitore për vitin e ri 2023/2024, duke filluar nga konkursi për nxënësit e rinj, deri te provimi pranues dhe çështjet tjera që ndërlidhen me këtë proces.

Foto: Shkolla e Mesme Teknike “Mehmet “Isai” – Gjilan

Ndërkohë, së fundi i është dhënë prioritet nga instancat komunale e DKA, me mbështetje të vazhdueshme, duke shfrytëzuar tërë mekanizmat institucional, për të njoftuar e sensibilizuar nxënësit e prindërit si dhe gjithë qytetarëve në lidhje me programet që kjo shkollë tanimë ofron, e të cilat programe janë në përputhje të plotë me nevojat e tregut të punës.

Lumnije Tahiri – Sadriu, drejtore e Shkollës “Mehmet Isai” – Gjilan

Sipas drejtoreshës Lumnije Tahiri – Sadriu, Organizata LUX – DEB nga Luksemburgu ka ofruar mbështetje të jashtëzakonshme me pajisje për sistemet e IT-së.

“Kjo organizatë na ka mbështetur me pesë profile: sisteme të IT-së, sisteme të IT-së së biznesit; Instalues elektrik; Instalues të ngrohjes, ujësjellësit e klimatizimit, si dhe profili për metalpunues. Për këto profile janë kompletuar me pajisje kabinetet, planprogrami mësimor në bashkëpunim me MAShTI-n, si dhe literatura mësimore për nxënësit e përkthyer në gjuhën shqipe”, ka thënë ajo për TV Gjilani.

Në vazhdën e aktiviteteve drejtoria e kësaj shkollë së bashku me DKA-në kanë organizuar vazhdimisht takime prezantuese për nxënësit e prindërit e tyre, përmes një fushate informuese, ndërsa vet nxënësit e ciklit fillor kanë qenë disa herë në mënyra të organizuar në Qendrën e Karrierës IAAP “Mehmet Isai” – Gjilan, për të pa nga afër kushtet dhe mundësitë që kjo qendër ofrohen me programet e saj.

E interesimi për të pa nga afër mundësit që ofron ky institucion për orientim në karrierë krahas nevojave të tregut të punës, ka nxitë kurreshtjen e mëtejme të vet nxënësve, por edhe prindërve.

“Kemi vërejtur interesim më të madh të nxënësve për këtë vit shkollor. kemi vërejtur poashtu edhe interesim të prindërve, pasi pikërisht prindërit janë ata që ndihmojnë fëmijët për orientim në karrierë. Ne mendojmë që sipas interesimit që shohim, që në afatin e parë do të plotësohen vendet e parapara për pranim të nxënësve”.

“Për profilet që posedon shkolla teknike, aktualisht ka shumë nevojë tregu i punës. Ne këtë vit kemi pasur si një lloj asistenti GIZ-in Gjerman, dhe komplet nxënësit e klasëve të XII-ta praktikën profesionale e kanë kryer në biznese. Shumica e bizneseve me dëshirë i kanë paguajtur ata, ndonëse me një shumë simbolike. Prandaj vlerësojmë se tregu i punës ka nevojë të madhe, madje ka nevojë që ende të hapë profile teknike”, ka shtuar drejtoresha Lumnije Tahiri – Sadriu.

Në anën tjetër, përveç ofertës së jashtëzakonshme për nxënësit e pasionuar me këto drejtime profesionale, krahas nevojës së përhershme për tregun e punës, së fundi Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka shpallur vendimin për ndarjen e bursave në drejtimet deficitare për nxënësit dhe në drejtimet teknike për vajza në Institucionet e Arsimit Profesional.

Shkolla e Mesme Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan, krahasuar me dekada të veprimtarisë së saj të mëparshme, tani tregohet si një storie suksesi, pasi ka një personel adekuat të kualifikikuar e të profilizuar, por edhe të dëshmuar, ndërsa transformimi i shkollës ndër vite e dekada ka qenë sfidë në vete, sipas drejtoreshës Lumnije Tahiri – Sadriu.

Ajo ka ritheksuar se në këtë vatër të arsimit janë bërë investime edhe në infrastrukturë, krahas ngritjes së vazhdueshme të cilësisë dhe ofrimit të personelit adekuat e të profilizuar, si dhe janë pajisur edhe kabinetet e informatikës e të tjerë me pajisje të nevojshme krahas nevojave të kohës. /Tv Gjilani News/

Share This:

Tags: Mehmet Isai Shkolla e Mesme Teknike
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Përfundon takimi i Kurtit me liderët e

28 June 2025
Lajme

Ekskluzive: Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet

28 June 2025
Lajme

Edhe pas një ore, liderët politikë ende

28 June 2025
Lajme

“Me rrënjë në Kosovë, me ëndërra globale”

28 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Gjilan: Dorëhiqen këshilltaret e Qendrës së Karrierës,

18 October 2023

Memorandumi i nënshkruar në mes DKA-së Gjilan dhe MASHTI-it bëri që të hapej dhe

Lajme

Në Gjilan mbahet testi i nxënësve të

23 May 2023

Gjilan, 23 maj 2023 – Në Gjilan është mbajtur të martën testi i nxënësve

Lajme

Nxënësit e klasave të 9-ta nga Shkolla

25 April 2023

Sot nxënësit e klasave të 9-ta nga Shkolla Fillore “Selami Hallaqi” vizituan Qendrën e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.