Tuesday 18 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Nga trajnimi te uniforma: Leon Agaj bëhet Oficer Korrektues i Kosovës

Gjilani nis sezonin me fitore, triumfon 3-1 ndaj Feronikelit 74’

Diplomuan 100 zyrtarë të rinj të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Cristiano Ronaldo u martua me Georginën

Selvete Sulejmani – Nga pengesat e jetës te triumfi i dijes

Ra në bunar 10 metra të thellë, policët në Shtime e nxjerrin të gjallë 72-vjeçarin

Pritje në kufi, deri në një orë te Dheu i Bardhë

Temperaturarat deri në 37°C: Java fillon sërish shumë e nxehtë, të mërkurën eklips i pjesshëm

Prof. Mr. Shefik Haliti – biri i Muhovcit që ia kushtoi jetën arsimit shqiptar, Muhovci

UKZ zgjedh katër prorektorët e rinj – Këshilli Drejtues miraton edhe Planin e Veprimit Institucional

 Gjilan: Reagon drejtoresha e Administratës Publike në Gjilan, Doruntina Hasani, ndaj deklaratës së LDK-së, i quan “thënie të pavërteta”
Lajme

Gjilan: Reagon drejtoresha e Administratës Publike në Gjilan, Doruntina Hasani, ndaj deklaratës së LDK-së, i quan “thënie të pavërteta”

10 December 2022 0 Comment 6 min read

AA

Reagon drejtoresha e Administratës Publike në Gjilan, Doruntina Hasani, ndaj deklaratës së KLDK-së, i quan “thënie të pavërteta”

Lidhja Demokratike e Kosovës – dega në Gjilan, të shtunën ka mbajtur një konferencë me media, ku ka adresuar vërejtje e kritika ndaj qeverisjes komunale, për siç është thënë, “një vit mos punë, mos transparencë; mos realizim të asnjë prej mbi 100 premtimeve zgjedhore; me nepotizëm të theksuar; me mungesë vizioni e dije për t’i shtyrë projektet përpara; me mos funksionim të asnjë sektori si duhet, ndërsa si rrjedhë, ky vit i qeverisjes se LVV-së në Gjilan është vlerësuar e konstatuar ” … vit i humbur për Gjilanin”

Këto deklarata të LDK-së janë bërë në konferencën e rregullt javore, një ditë para se të mbahet takimi i paralajmëruar i kreut të Komunës me qytetarë, ku pritet të prezantohet raporti vjetor dhe të marrë pjesë edhe vet Kryeministri Kurti, për ç’gjë, këtë pjesëmarrje, LDK e ka cilësuar si “debat me bedel!”

Gjilani po dëshmohet se punon me bedel politik e jo me të zgjedhur politik, vit i humbur për qytetarët

E ndaj këtyre deklaratave ka pasur reagime të shumëta nga ana e zyrtarëve aktual komunal, ndërsa drejtoresha e Administratës Publike, Doruntina Hasani, ka qenë njëra nga ta që ka reaguar më ashpër, duke publikuar shifra e statistika, të cilat i ka vlerësuar si rezultate pozitive, kurse deklaratat e dala nga Konferenca e LDK-së, i ka cilësuar “Thënie të pavërteta e të LDK-së në Gjilan:, si në vijim:

P o s t i m i i p l o t ë

REAGIM NDAJ THËNIEVE TË PAVËRTETA TË LDK-SË NË GJILAN
10 Dhjetor, 2022
Gjilan

Gjatë 11 mujorit të këtij viti, Drejtoria e Administratës së Përgjithshme ka realizuar të hyra vetanake prej: 153,860.40 Euro. Shpenzimet arrijnë lartësinë prej: 514,092.42 Euro gjithsej, respektivisht për mallra dhe shërbime: 345,173.12 Euro, për shpenzime komunale: 14,059.28 Euro, si dhe shpenzime kapitale: 154, 860.02 Euro.

Në zyret e administratës konsumohej alkooli e duhani. Paguhej disafish për pastrim të të njejtave objekteve komunale (minimalisht mbi 7,000.00 Euro më shumë janë paguar për një operator ekonomik). E-Kioskat përpos që ishin pranu pa kurrfarë kriterash e me përplot shkelje, mbi 2,000.00 Euro të deponuara nuk ishin tërhequr asnjëherë prej tyre. Punohej me palë prej orës: 8:15, me një orë pauzë, e deri në ora: 15:30 – orar të cilin askush s’mundi të ma arsyetoj. Mijëra euro paguheshin për skenim lëndësh. Paguhej qira për një objekt që nuk përdorej nga askush. Me mijëra euro mjete të inkasuara e të padorëzuara nga zyrtarët, për shkak të mungesës së mbikqyrjes dhe keqmenaxhimit.

Tani orari i punës respektohet. Ofrojmë shërbime pandërprerë dhe pa pauzë, nga ora: 08:00-16:00. Kemi inicuar procedurën për rinfunksionalizimin e E-Kioskave. Digjitalizimi i arkivit bëhet me zero kosto për Komunën. Kemi dërguar njoftimin për shkëputje të kontratës për qiranë. Kemi instaluar sistemin GPS në automjetet zyrtare të komunës. Janë kryer 94% e lëndëve. Lëndët me afat ligjor 30 ditor, kryhen brenda ditës. Kemi miratuar planin e transparencës, në njërën nga seancat e shumta kur opozita dilte nga salla. Tre (3) zyrtarë në procedura disiplinore, njëri prej të cilëve i shkarkuar. Zgjidhëm problematikën e regjistrimit të fëmijëve me njërin prind pa dokument identifikimi – çështje e patrajtuar që nga paslufta.
Disiplinë! Profesionalizëm! Shërbime efikase!

Qeveria jonë është e qytetarëve, jo e familjarëve dhe miqve. Paratë e komunës janë të taksapaguesve, e jo tonat. Mbi 90% të zyrtarëve komunalë i keni anëtarë të partisë suaj, e po na predikoni për punësime.
Ne jemi fokusu në digjitalizim të shërbimeve, e ju në shpifje – këtu qëndron dallimi!

Share This:

Tags: Doruntina Hasani Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Futboll

Dy superpërballje sot: Drita-Llapi dhe Prishtina-Ballkani në

16 August 2026
Arte Pamore

Punimi “Embrioni i shtatëzanisë”, i piktorit Jetullah

15 August 2026
Lajme

Nga trajnimi te uniforma: Leon Agaj bëhet

14 August 2026
Lajme

Gjilani nis sezonin me fitore, triumfon 3-1

14 August 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna

15 July 2026

Komuna e Gjilanit ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e subjekteve politike për të

Lajme

Ndahet nga jeta gazetari dhe ish-aktori i

14 July 2026

Është ndarë nga jeta gazetari dhe ish-aktori i njohur nga Gjilani, Nexhmedin Ymeri, duke

Lajme

Arrestohet i dyshuari për grabitje në tentativë

13 July 2026

GJILAN, 13 Korrik 2026 – Policia e Kosovës ka arrestuar një të ri të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.