Gjilan: Nga komuniteti rom paraqiten kërkesat e projekteve
Aktivitetet e buxhetimit me pjesëmarrje kanë vazhduar edhe me qytetarët e komunitetit rom të Komunës së Gjilanit.
“Komuniteti rom në buxhetimin me pjesëmarrje do të vendosin për projektin me prioritet”, tha drejtoresha e Administratës së Përgjithshme Arbenita Sopi Haziri.
Ata morën pjesë në takimin e organizuar me drejtorët e Komunës së Gjilanit dhe listuan propozimet e tyre:
1. Park për fëmijë
2. Terren sportiv
3. Rregullimi i ujësjellësit
4. Rregullimi i ndriçimit publik
Me datë 20 qershor, komuniteti rom merr pjesë dhe vendos.