Friday 11 September 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë: Askush nuk është mbi Kushtetutën

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph dhe Shirley DioGuardit

Shkruan, Nehat Hyseni – RIZA HALIMI – PERSONIFIKIM DHE SIMBOL I NJË EPOKE TË LAVDISHME!

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

Dyshohet se e kanosi dhe e mbajti pa dëshirë një grua në banesën e tij,

Delegacioni nga Zvicra viziton bizneset e fidanishteve në Kamenicë

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

Mbahet mbledhje solemne në nderim të Heroit Kombëtar Metush Krasniqi

Haxhiu takon Hargreaves, flasin për ‘‘nevojën e dialogut politik’’ për dalje nga ngërçi institucional

 Gjilan: Në 35-vjetorin e pajtimit të gjaqeve, hapet ekspozita “Solidariteti si Rezistencë”, e piktorit Mentor Berisha
Arte Pamore Kulturë

Gjilan: Në 35-vjetorin e pajtimit të gjaqeve, hapet ekspozita “Solidariteti si Rezistencë”, e piktorit Mentor Berisha

2 May 2025 0 Comment 4 min read

AA

1 MAJ 2025 – Galeria e Qytetit – Gjilan – Ekspozita „Solidariteti si Rezistencë“ e piktorit Mentor Berisha sjell ciklin e punimeve të fundit të frymëzuar nga `Falja e Gjaqeve` në shenjë të përvjetorit të 35-të të Aksionit për Pajtimin e Gjaqeve gjatë vitit 1990 në Kosovë.

Ky cikël pikturash shpalos rolin e këtij aksioni dhe të tubimeve masive si subjekte politike dhe rezistuese gjatë një prej periudhave më të ndjeshme dhe transformuese në historinë e Kosovës.

Në qendër të këtyre punimeve qëndron figura e një kolektivi aktiv e me përmasa masive, i cili bëhet dëshmitar dhe bartës i vullnetit për ndryshim. Solidariteti qytetar, në veprat e Berishës, shfaqet përmes ngjyrave, shtresimeve dhe motivit të karvanëve në lëvizje, ku pjesëmarrësit udhëhiqen nga dëshira e thellë për falje dhe vetëdijesim, duke u bërë pjesë e një lëvizjeje popullore që sfidon rendin e vjetër të izolimit dhe gjakmarrjes.

Përmes një qasjeje ekspresioniste, piktori përdor teknikën spachtel dhe stilin alla prima, për të krijuar tekstura të trasha që ngjajnë me skulptura të ngritura mbi sipërfaqen e kanavacës – një proces që u jep veprave thellësi emocionale dhe plastike. Pikturat paraqesin grupe njerëzish të zhveshur nga individualiteti, të cilët shndërrohen në një simbol unifikues, në një protagonist të përbashkët që kërkon skenë dhe veprim.

Berisha nuk i vendos masat në një hapësirë të caktuar arkitektonike, por zgjedh perspektiva të hapura si: livadhe, fusha dhe lendina, ku turma shpërndahet në territor gjatë udhëtimit të saj. Dritat dhe ngjyrat e shtresuara përçojnë tensionin e çastit, dinamizmin e aksionit dhe gjallërinë e përbashkët që ngjizet në to. Kjo ekspozitë nuk është vetëm një kujtesë vizuale për të kaluarën, por edhe një formë alternative e eksplorimit dhe reflektimit mbi të.

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet,

26 August 2026
Lajme

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e

26 August 2026
Futboll

Oltion Bilalli shpallet “Ylli i Javës” pas

24 August 2026
Lajme

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph

24 August 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Dyshohet se e kanosi dhe e mbajti

21 August 2026

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka kanosur dhe

Lajme

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna

15 July 2026

Komuna e Gjilanit ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e subjekteve politike për të

Lajme

Ndahet nga jeta gazetari dhe ish-aktori i

14 July 2026

Është ndarë nga jeta gazetari dhe ish-aktori i njohur nga Gjilani, Nexhmedin Ymeri, duke

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.