Gjilan: Më 10 dhjetor 2025 Inaugurohet Kuvendi i ri i Komunës së Gjilanit
Këshilltarët Komunal të legjislaturës së re tw Kuvendit tw Komunw ssw Gjilanit, të dalë nga Zgjedhjet Lokale të datws: 09 tetorit 2025, do të bëjnë betimin solemn më 10 dhjetor 2025, shkruan Tv Gjilani.
Kuvendarët e Komunës së Gjilanit dhe mediat janë njoftuar se më datë: 10 dhjetor 2025, do të mbahet mbledhja inauguruese e përbërjes së re të institucionit më të lartë, lëgjislativit të Komunës së Gjilanit.
Në ftesën e adresuar nga Zyra e Kryetarit të Komunës bëhet i ditur skenari konstituiv, i cili parasheh rendin e punës së KK Gjilan, si dhe betimin e nënshkrimin e deklaratës solemne për marrjen e detyrës së anëtarëve të Kuvendit Komunal.
Sipas njoftimit, mësohet se ceremonia konstituive fillon në ora: 10:00h dhe mbahet në ambientet e SH. M. A. T. “Sahit Baftiu” – Gjilan, ku është transferuar përkohësisht një pjesë e administratës komunale të Komunës së Gjilanit.

Axhenda – Rendi i Punës së Mbledhjes Inauguruese të Kuvendit të Komunës së Gjilanit – Më 10. 12. 2025 – Ora 10:00 deri 11:30h

Betimi – Deklarata Solemne e Anëtarit të Kuvendit të Komunës së Gjilanit

