Gjilan: – Kuvendi Komunal të premten mban dy seanca, sot më 4 gusht
Kuvendi Komunal mban dy seanca më 4 gusht. Njoftimin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e komunës së Gjilanit, bazuar nw vendimin e kryesuesit tw ri komunal, z. Kushtrim Kadriu.
“Bazuar në kërkesen e 12 anëtarëve të Kuvendit Komunal, (datë 11. 07. 2023), për mbledhje të jashtëzakonshme, kryesuesi i Kuvendit ka ftuar seancë për datën 4 gusht 2023”, thuhet në njoftim.
Rendi i ditës:
- Shkarkimi i anëtarëve të Komisionit të Aksionerëve të tre (3) Ndërmarrjeve Publike Lokale dhe zgjedhja e anëtarëve të rinj.
Mbledhja mbahet në sallen e Kuvendit nga ora 09:00.
- Njëherësh, më datë 4 gusht 2023 vazhdon seanca V (e ndëprerë më 25 maj 2023), me rendin e njëjtë të punës.
Mbledhja mbahet në sallen e Kuvendit nga ora 10:00.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Komunës së Gjilanit.
Se si do të shkoj rrjedha e këtyre seancave, mbetet të shihet në seancën e parë të paraparë të filloj në ora 09:00h, gjegjësisht në seancën e dytë të paraparë për ora 11:00h, në sallën e Kuvendit të komunës.