Gjilan – Kryetari Hyseni: Zero tolerancë ndaj ndotjes së mjedisit
Pas raportimit të banorëve të përgjegjshëm për ndotje të mjedisit në fshatin Cërnicë, Drejtoria e Inspekcionit kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Inspektorët kanë shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurove ndaj personit i cili e ka dëmtuar dhe ndotë mjedisin. Po ashtu e kanë obliguar atë që ta kthej në gjendjen të mëparshme.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha: zero tolerancë ndaj ndotjes së mjedisit. Alban Hyseni, tregoi se 500 euro gjobë dhe detyrim për largimin e mbeturinave.
“I bëj thirrje qytetarëve për bashkëpunim. Ju lutem raportoni rastet e tilla”, tha kryetari Hyseni.
Edhe drejtoresha e Inspekcionit Entela Hyseni, i fton të gjithë të raportojnë çdo ndotje apo dëmtim të mjedisit, pasiqë është e vetmja mundësi që ta zhdukim këtë dukuri.