
Gjilan: Kryetari Hyseni, takon një grup motoristësh zviceranë
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqirin, kanë takuar një grup motoristësh zviceranë, shkruan faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit, përcjell TV Gjilani.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ishte një ndejë fantastike me atmosferë miqësore pata me një grup motoristësh zviceranë që ndër vite vijnë për vizitë në qytetin tonë.

“Ishte kënaqësi t’i pres dhe t’iu tregoj për bukuritë e qytetit tonë dhe për energjinë që Gjilani e përcjell në çdo rrugë”, tha kryetari i Gjilanit.
Alban Hyseni, theksoi se Gjilani është shtëpi e hapur për të gjithë.

