
Gjilan: KOMF mbajti tryezën për prezantimin e ”Programit të ri Kurrikular për Fëmijë” për profesionistë në sistemin e drejtësisë
KOMF mbajti tryezën për prezantimin e ”Programit të ri Kurrikular për Fëmijë” për profesionistët në sistemin e drejtësisë në rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt.

Programi i ri Kurrikular për Fëmijë është zhvilluar në kuadër të Akademia e Drejtësisë mbështetur nga KOMFdhe Unicef Kosovo Programme. Programi e ri Kurrikular për Fëmijë përbëhet nga 12 module trajnimi. Qëllimi i përgjithshëm i kurrikulës është të forcojë sistemin e drejtësisë për fëmijët dhe të miturit në Kosovë. Ky program përmbahet në standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e fëmijëve dhe drejtësinë për të mitur, teknikat e intervistimit, perspektivën gjinore dhe komunikimin miqësor me fëmijët gjatë procesit gjyqësor.
Qëllimi i sesioneve është prezantimi i Programit të ri Kurrikular për Fëmijë si dhe diskutimi për nevojat për ngritje të kapaciteteve.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Mbrojtja e fëmijëve të cenueshëm në Kosovë”, i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Unicef Kosovo Programme në bashkëpunim me Koalicionin e OJQ -ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF.



