Gjilan: Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik shtyen takimi me komunitetin e bizneseve, mbahet më 22 mars 2024
Drejtoria për Zhvillim ekonomik në Gjilan ka njoftuar se ëhstë shtyrë afati I mbajtjes së Dëgjimit Publik në lidhje me rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të subjekteve afariste në territorin e Komunës së gjilanit.
Lexo edhe:
Sipas njoftimit, dëgjimi publik do të mbahet me datë 22 mars 2024. Dëgjimi pararak ishte parapa të mbahej më datë 14 mars 2024.
Në njoftimi potencohet se arsyeja e shtyrjes lidhet ekskluzivisht me kërkesën e Komuniteteve të Bizneseve për t’u dhënë kohë të mjaftueshme përkitazi me opinionet, mendimet, komentet e vlerësimet e tyre.
NJOFTIMI I PLOTË:
Me kërkesë të Komunitetit të Biznesit për të pasur kohë të mjaftueshme për të dhënë mendimet, komentet e tyre rreth: Rregullores për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës të Subjekteve Afariste në Territorin e Komunës së Gjilanit!
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ju njofton se:
DËGJIMI PUBLIK – SHTYHET
Me datë : 22.03.2024 (e Premte)
Vendi : Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan
Ora : 10:30
Ju faleminderit për mirëkuptim,
Ju mirëpresim