Gjilan: Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të gjyqësore
Gjilan, 13 qershor 2023 – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 13 qershor 2023, në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, ka arrestuar personin e kërkuar kosovar G. B.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore – Gjilan, me dënim burgimi gjashtë (6) muaj për veprat penale ‘’Cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve’’.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave, thuhet në njoftimin e policisë.