Gjilan – Administrata komunale dhe Policia e Kosovës thellojnë bashkëpunimin për shërbime më efikase
Drejtori i Administratës, Elbasan Shabani, ka pritur në një takim përfaqësues të njësisë për sektor dhe komunitete nga Policia e Kosovës, të udhëhequr nga koordinatorja Sahadete Sadiki – shkruan TV Gjilani.
Gjatë takimit, palët vlerësuan lart bashkëpunimin e deritanishëm, duke e cilësuar atë si të rëndësishëm për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët.
Një theks i veçantë iu kushtua nevojës për forcimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi, sidomos në procesin e verifikimit të adresave, me qëllim rritjen e saktësisë dhe efikasitetit në këtë fushë.
Në përfundim, u arrit pajtueshmëri që komunikimi dhe bashkëpunimi ndërinstitucional të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në funksion të përmirësimit të shërbimeve dhe lehtësimit të procedurave për qytetarët.
